Në tryezën në të cilën janë mbledhur për të biseduar, Trump ia jep fjalën kancelarit gjerman Friedrich Merz.
Merz thotë se takimi i sotëm do të jetë “jashtëzakonisht i dobishëm”, por thekson nevojën për një armëpushim sa më shpejt të jetë e mundur.
“Me thënë të drejtën, të gjithë do të donim të shihnim një armëpushim, më i fundit që nga takimi i ardhshëm e tutje”, i thotë ai Trumpit.
Ai shton se “nuk mund ta imagjinojë” që takimi trepalësh të zhvillohet “pa armëpushim”, e më tej Merzi kërkon Trumpit të ushtrojë presion mbi Rusinë që të bjerë dakord për një të tillë.
Nga ana tjetër është përgjigjur dhe Trump i cili nënvizon se: “Do të shohim se si do të funksionojë kjo dhe nëse mund ta bëjmë këtë”. Por ai thotë se gjashtë luftërat që ai pretendon se i ka zgjidhurpërfunduan pa armëpushime.