18 Gusht 1227 – Vdes Xhingiz Kan, Perandori mongol, i cili themeloi njërën prej perandorive më të mëdha të historisë. Vendndodhja e varrit të Xhingiz Kanit, i cili vdiq pas një sëmundjeje gjatë një fushate ushtarake në vitin 1227, ende nuk dihet.
18 Gusht 1791 – Nënshkruhet Marrëveshja e Armëpushimit në Kalas, e cila i dha fund Luftës Osmano-Ruse.
18 Gusht 1850 – Vdes në Paris shkrimtari Honore de Balzac, i cili hodhi firmën në veprat klasike si “Zambaku në luginë” dhe “Xha Gorio”.
18 Gusht 1917 – Në Selanik shpërtheu zjarri i madh. Nga ky zjarr, i cili vazhdoi për 32 orë, u shkatërrua mbi 30 për qind e qytetit dhe 70 mijë njerëz mbetën pa shtëpi.
18 Gusht 1932 – Bukuroshja turke Keriman Halis, e cila u zgjodh për Miss Turkey, u zgjodh e para në konkursin Miss World.
18 Gusht 1971 – Australia dhe Zelanda e Re vendosën t’i tërheqin trupat e tyre nga Lufta e Vietnamit.
18 Gusht 1998 – Kriza ekonomike e Rusisë tronditi botën. Rusia ndaloi shlyerjen e të gjitha borxheve të jashtme.
18 gusht 1998 – Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton, i cili dëshmoi para jurisë së madhe, pranoi se ka patur marrëdhënie me praktikanten në Shtëpinë e Bardhë, Monica Lewinsky.
18 Gusht 2018 – Vdes në Zvicër ish-Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Kofi Annan, i njohur për Planin e Paqes në Qipro dhe fituesi i Çmimit Nobel për Paqe.














