Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka reaguar lidhur me mospagesën e këstit të buxhetit për RTK-në, duke theksuar se faji qëndron tek partitë opozitare që po e mbajnë të bllokuar konstituimin e Kuvendit.
Ai tha se sipas ligjit, alokimi i buxhetit për RTK-në bëhet me vendim të Komisionit për Buxhet, i cili aktualisht nuk funksionon për shkak të mungesës së kuorumit. Sipas tij, opozita që po e pengon formimin e institucioneve tani po e akuzon Qeverinë për një situatë që vetë e ka shkaktuar.
Murati gjithashtu kujtoi se për të shmangur këtë situatë, Komisioni për Buxhet kishte miratuar pagesën për 6 muaj që në dhjetor 2024, por askush nuk kishte parashikuar se PDK, LDK dhe AAK do ta bllokonin Kuvendin për kaq gjatë, vetëm për të kundërshtuar emërimin e Albulena Haxhiut si Kryetare të Kuvendit.
Ai e quajti këtë veprim “kapacitet destruktiv që tejkalon çdo imagjinatë”, duke shtuar se opozita nuk ka reaguar fare për kërkesën që pozita e nënkryetarit të mos i takojë më Listës Serbe.