Ramush Haradinaj, lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka arritur të ngjitet në majën e Mont Blanc, maja më e lartë në Bashkimin Evropian.
Ai u pa gjatë ngjitjes në një prej momenteve më sfiduese të aventurës së tij alpine.
Bashkë me Haradinajn ishin edhe disa persona tjerë nga Kosova, që e kanë ngjitur majën Mont Blanc, e cila ndodhet në kufirin midis Italisë dhe Francës, me një lartësi prej rreth 4,810 metra mbi nivelin e detit.
Ai u pa gjatë ngjitjes në një prej momenteve më sfiduese të aventurës së tij alpine.

Mont Blanc është i njohur për peizazhet mahnitëse alpine, zgjatjet e mëdha akullnajave dhe terrenin sfidues për ngjitësit, shkruan Sinjali.
Sezoni më i mirë për ngjitje zakonisht është nga qershori deri në shtator, kur kushtet klimatike janë më të favorshme.