Llapi ka bërë një tjetër transferim këtë afat kalimtar.
Ata kanë siguruar shërbimet e lojtarit 22-vjeçar, Arbnor Aliu nga skuadra e njohur gjermane, Holstein Kiel.
Aliu, nënshkroi kontratë dyvjeçare me skuadrën llapjane.
22-vjeçari rikthehet në Kosovë pas shumë vitesh karrierë në Gjermani, ku ka qenë pjesë e skuadrave si ESV Eintracht Hameln, HSC/BW Tündern, Hannover 96, Schalke 04 dhe së fundi te Holstein Kiel II, shkruan IndeksOnline.
Në karrierën e tij ndërkombëtare, Aliu ka luajtur me Kombëtaren e Gjermanisë në grupmoshat U15–U18 si dhe ka zhvilluar dy ndeshje me Kombëtaren e Kosovës U21.