Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka reaguar për vrasjen e trefishtë që ndodhi sot në Gjilan.
Krasniqi ka thënë se ky është një alarm tjetër për pasigurinë, kriminalitetin dhe fenomenet negative që po rriten vitet e fundit në Kosovë.
Ndërkohë, ai u ka bërë thirrje institucioneve të veprojnë shpejtë.
“Ngjarja tragjike e sotme në Gjilan, ku u vranë tre persona, është një dhembje e madhe për të gjithë. Ky është një tjetër alarm për pasigurinë, kriminalitetin dhe fenomenet negative që po rriten vitet e fundit në Kosovë. Institucionet duhet të veprojnë shpejt për t’i sjell akterët para drejtësisë, por edhe për të rikthyer sigurinë dhe besimin e qytetarëve. Ngushëllimet më të sinqerta për familjet e viktimave!” – ka shkruar Krasniqi në Facebook.