Presidentja e Kosovës ka shprehur keqardhjen e thellë për humbjen e jetëve të tre qytetarëve në vrasjen e rëndë që ndodhi në Gjilan, duke përcjellë ngushëllimet më të sinqerta për familjet e viktimave.
Ajo u ka bërë thirrje organeve të rendit dhe drejtësisë që autorët e këtij akti makabër të kapen sa më shpejt dhe të dalin para drejtësisë, për t’u përballur me përgjegjësinë e plotë ligjore.
Presidentja ka theksuar se është për keqardhje fakti që vitin e kaluar të njëjtit persona ishin lënë të lirë nga institucionet e drejtësisë, pas një kohe të shkurtër në paraburgim, pavarësisht veprave të rënda për të cilat akuzoheshin.
Ajo ka reaguar edhe ndaj manipulimeve për keqinformimin e opinionit publik, duke përdorur fotografi të autorit të krimit të bërë në ambiente publike me figura të ndryshme.