Agjencia e Menaxhimit Emergjent (AME) ka njoftuar se nga ora 08:00 deri në 14:00 të dielën, në gjithë vendin janë regjistruar gjithsej 37 vatra zjarri.
Sipas raportit zyrtar, 18 prej tyre vazhdojnë të jenë aktive, ndërsa 19 janë lokalizuar.
Menaxhimi i situatës po bëhet në koordinim me Njësitë Profesionale të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit, ndërsa AME ka shprehur mirënjohje për përkushtimin e zjarrfikësve në terren, përcjell Telegrafi.com