Nuk kishte kontratë me asnjë ekip, skuadra e Borussia Dortmundit e ftoi Mats Hummelsin për të luajtur ndeshjen e tij të fundit në karrierë.
Hummels startoi ndeshjen ndaj Juventusit si kapiten dhe pastaj u zëvendësua mes duartrokitjeve nga tifozët në “Iduna Park”.
36-vjeçari te BVB-ja kishte luajtur 14 sezone, kurse karrierën e vazhdoi edhe te skuadrat, si: Bayern Munchen dhe Roma, transmeton IndeksOnline.
Kujtojmë që ndeshjen miqësore mes Dortmundit dhe Juventusit e fitoi skuadra italiane me shifrat 1:2.