10 Gushtiështë dita e 222-të – kështu që deri në fund të vitit kanë mbetur edhe 143 ditë.
Ngjarje
286 – Shën Bessus, nganjëherë Besse, (italisht: San Besso) shpallet martir, si pjesëtar i Legjionit legjendar romak të Thebës (Egjipt), anëtarët e të cilit u masakruan për besimin e tyre të krishterë në shekullin III. Sipas traditës, Konstantini, 16 vjeçar, që do të bëhej më vonë Konstantin i madh, ishte një nga anëtarët e këtij legjioni -ai mundi t’i mbijetojë masakrës, dhe iku në Italinë veriore,– prandaj nuk shihet rastësi që si perandor, Konstantini do të bëhej mbrojtës i krishtërimit. Dëshmitë për ekzistencën e Bessus janë jo të qarta – thuhet se ai ishte mishërim i një perëndie të lashtë egjiptiane që quhej, Besë.
612 p.e.s. – Vrasja e Sinsharishkunit, Mbret i Perandorisë Asiriane.
610 – Në Islam, dita tradicionale e festës Nata e Lejletul Kadrit, kur i dërguari Muhammedi filloi të pranojë Kur’anin.
1316 – Lufta e dytë në Athenry.
1519 – Ferdinand Magelani niset me 5 anije nga Sevilja e Spanjës për lundrim rreth globit. Ekspedita ia arrin qëllimit, por pa Ferdinandin – Magelani mbeti i vrarë në luftime me vendasit në ishujt Filipine.
1557 – Në luftën në St. Quentin Spanja fiton kundër Francës.
1680 – Revolta Pueblo fillon në Nju Meksiko.
1793 – Në Paris, Francë, hapet zyrtarisht Muzeu i Luvrit. Louvre është në pronësi të qeveris franceze; megjithatë, që nga vitet 1990 muzeu është bërë më i pavarur. Louvre punëson rreth 2.000 punonjës. Muzeu është përfshirë në polemika lidhur me pasurinë kulturore të konfiskuar nën Napoleon Bonapartin, si dhe gjatë Luftës së Dytë Botërore nga nazistët. ‘Musée du Louvre’ përmban më shumë se 380,000 objekte dhe ekspozon 35.000 vepra; pret mesatarisht 15.000 vizitorë në ditë, 65 përqind e të cilëve janë turistë të huaj. Përdorimi i kamerave dhe videove lejohet brenda në muze. Përdorimi i blicit (flash) ndalohet për shkak se mund të shkatojë dëmtim të pikturave.
1809 – Quito, tani kryeqytet i Ekuadorit, pavarësohet nga Spanja.
1821 – Missouri bëhet shteti i 24 i Shteteve të Bashkuara.
1846 – Instituti Smithsonian themelohet në Uashington, DC, nga fondi (500-mijë dollarë) i lënë nga shkencëtari britanik James Smithson – prandaj Instituti quhet Smithsonian, qv mbështet sot një shumëllojshmëri projektesh kërkimore dhe publikime. Instituti Smithsonian përfshin gjithashtu muzeumet e historisë natyrore, teknologjisë, artit dhe historisë.
1905 – Fillojnë negociatat mes Rusisë dhe Japonisë në Portsmouth, New Hampshire.
1913 – Lufta e Dytë Ballkanike: delegatë nga Bullgaria, Rumania, Serbia, Mali i Zi, dhe Greqi nënshkruajnë Traktatin e Bukureshtit, duke i dhënë fund luftës.
1920 – Lufta e Parë Botërore: Përfaqësuesit osmanë të Sulltan Mehmedit VI nënshkruajnë Traktatin e Sevres që e ndan Perandorinë Osmane mes mes aleatëve.
1923 – Arrestohet anarkisti italiano- amerikan, Carlo Tresca.
1928 – Grupi komunist shqiptar në Bashkimin Sovjetik themelon zyrtarisht Partinë Komuniste Shqiptare në mërgim, me qendër në Moskë. Partia Komuniste Jugosllave, në kongresin e saj të katërt në Dresden, Gjermani, në gusht, miraton një rezolute se Kosova herët a vonë duhet t’i kthehet Shqipërisë. Ndërkohë Italia e siguron Tiranën se nëse Jugosllavia shpërbëhet, Kosova do të pëfshihet brenda kufijve të Shqipërisë. (Owen Pearson)
1944 – LDB: Trupat amerikane mundin trupat e fundit japoneze në Guam.
1969 – Një ditë më parë vriten Sharon Tate dhe katër të tjerë nga kulti i udhëhequr nga Charles Manson, kurse këtë ditë vriten Leno dhe Rosemary LaBianca.
1977 – Në Yonkers, New York, postieri 24 vjeçare David Berkowitz njohur si “Son of Sam”(lexo: San of Sem, sq.Djali i Semit)arrestoht për vrasje serike në Nju Jork Siti.
1981 – Koka e djalit të drejtuesit televiziv John Walsh gjendet në Hollywood, Florida.
1985 – Albumi i Madonnës, ‘Like a Virgin’ u bë albumi i parë solo nga një artiste femër që arrin të shitet pesë milionë kopje. Madonna (bijë emigrantësh italianë në Miçigan) ka shitur më shumë se 300 milion regjistrime në mbarë botën dhe njihet si artistja femër me regjistrimet më të shitura në të gjitha kohërat. Revista Billboard e ka renditur atë në vend të dytë, vetëm pas grupit Beatles. Kinematografia e bëri atë edhe më të njohur artist.
1990 – Masakrohen më shumë se 127 myslimanë në Sri Lankën veri lindore ng paramilitarët.
2000 – Popullsia botërore arrin shifrën 6 miliard sipas www.ibiblio.org, gjurmues i popullsisë botërore.
2003 – Temperatura më e lartë e arritur në Mbretërinë e Bashkuar , 38.5°C (101.3°F), në Kent.
2003- Yuri Ivanovich Malenchenko bëhet personi i parë që martohet në gjithësi.
2005 – Lee Seung Seop vdes në Korenë Jugore pas lujtjes së lojës kompjuterike StarCraft pandërprerë 49 orë.
Lindje
- 1874 – Herbert C. Hoover, politikan dhe kryetar i SHBA-ve.
- 1901 – Safet Butka, profesor, publicist, nacionalist shqiptar si veprimtar i Ballit Kombëtar.
- 1960 – Antonio Banderas, aktor spanjoll.
Vdekje
- 612. p.l. Kr. – Sinsharishkun,mbret asirian
- 1535 – Ippolito de’ Medici, sundues i Firence (i helmuar)
- 1633 – Anthony Munday, shkrimtar anglez
- 1637 – Johann Gerhard, udhëheqës gjerman
- 1653 – Maarten Tromp, admiral holandez
- 1723 – Guillaume Dubois, kardinal francez
- 1784 – Allan Ramsay, piktor skocez
- 1802 – Franz Aepinus, shkencëtar gjerman
- 1806 – Michael Haydn, skulptor austriak
- 1839 – John St. Aubyn, mbledhes i fosileve britanik
- 1960 – Frank Lloyd, , skenarist dhe producent amerikan (* 1886.)
- 2008 – Isaac Hayes, producent amerikan , fitues i çmimit Nobel (* 1942.)














