Qytetarë të shumtë kanë filluar të mblidhen në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, ku pritet të mbahet një protestë e organizuar nga veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Protesta, e cila do të nisë në orën 17:00, ka për qëllim kundërshtimin e veprimeve të Gjykatës Speciale.
Ndër të pranishmit është edhe Hysni Gucati, i cili më herët ishte akuzuar nga kjo gjykatë, por më pas është liruar, shkruan IndeksOnline.
Ai ka përshëndetur protestuesit, derisa ka qenë në shoqërinë e bashkëluftëtarëve.

















