• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Thursday, 7 August, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Enciklopedi Kalendari historik

Çfarë ka ndodhur me 7 gusht ndër vite?

J G nga J G
7 August 2025
në Kalendari historik
0 0
0
Çfarë ka ndodhur me 20 dhjetor nër vite?!
0
SHPERNDARJE
0
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

7 Gushtiështë dita e 219 – kështu që deri në fund të vitit kanë mbetur edhe 146 ditë.

322 pes – Zhvillohet Beteja e Kranonas (Larisa) midis Athinës dhe Maqedonisë. Pasi athinasit mësuan mbi vdekjen e Aleksandrit të Madh në qershor 323 pes, ata vendosën të rebeloheshin kundër hegjemonisë maqedonase; rekrutuan një forcë mercenare, kryesisht persianë; dhe krijuan gjithashtu një ushtri të përbashkët mes qyteteve-shtete të tjera helenike. Gjenerali Antipater, mëkëmbësi i Aleksandrit në Evropë, kërkoi përforcime nga Azia ku ushtria maqedonase ndodhej në fushatë. I pari që iu përgjigj thirrjes, ishte gjeneral Leonnatus – por ky u vra në betejë kundër kalorësisë greke. Pas kësaj Antipater e bashkoi ushtrinë e tij me atë të Leonnatus, ndërkohë që mbërriti edhe një forcë e tretë maqedonase nën udhëheqjen e gjeneralit Kraterus; kjo bëri që superioriteti numerik i trupave të kalonte në anën maqedonase, dhe kështu rebelimi athinas u shtyp.

317 – Në Sirmium, Pannonia, lindi Konstantius II, perandor romak – djali i Konstandinit të Madh – ai u bë Cezar nga babai i tij më 13 nëntor 324 në moshën 7 vjeçare. Në fillim të vitit 337, Konstantinius nxitoi në Konstandinopojë pasi mori lajmin se babai i tij ishte i sëmurë rëndë. Konstantini i madh vdiq – dhe Konstantius urdhëroi një masakër ndaj të afërmve të vet, edhe pse të dhënat janë të paqarta; historianët citojnë kronikanin Eutropius, mes viteve 350 – 370, i cili thotë se Konstantius dha urdhër për vrasjen e dy prej xhaxhallarëve dhe gjashtë prej kushërinjve të tij, duke përfshirë Dalmatius, sunduesin e Moesisë. Masakra la gjallë, vëllanë e tij më të madh, Konstandinin; vëllanë më të vogël, Konstansin; dhe tre të afërm të famijes – Gallus, Julian dhe Nepotianus. Pas kësaj, Konstantius u takua me vëllezërit e tij në Sirmium për të zyrtarizuar ndarjen e perandorisë – për vete ai mori krahinat lindore, duke përfshirë Konstandinopojën, Trakën, Azinë e Vogël, Sirinë, Egjiptin, dhe Cyrenaikën; vëllai i madh, Konstandini, mori Britaninë, Galicinë, Hispanian dhe Mauretanian; ndërsa Konstansi mori Italinë, Afrikën, Ilirinë, Maqedoninë, dhe Akaean. Sirmium ishte qytet në Pannonia, krahinë e përmendur së pari në shek e 4 pes., banuar fillimisht nga ilirë e keltë: dhe u pushtua nga romakët në shekullin 1 pes. Në vitin 294, Sirmium u shpall një nga katër kryeqytetet e Perandorisë Romake – Sirmium ishte edhe kryeqyteti i prefekturës Praetoriane të Ilirisë. Qyteti i njohur perandorak vazhdon ta ruajë edhe sot emrin e lashtë ilir, megjithëse paksa të ndryshuar (Sremska Mitrovica)

626 – Ushtritë Avare dhe sllave heqin rrethimin e Konstandinopojës – ata nuk kishin durimin dhe teknologjinë e duhur për ta pushtuar qytetin që kishte një mbrojtje të sofistikuar. Gjithashtu, mungesa e furnizimeve përfundimisht bëri që sllavët dhe avarët ta braktisin rrethimin dhe të niseshin drejt territoreve më të hapura (Ballkani i sotëm).

1242 – Karli i parë i Sicilisë, gjithashtu sundimtar i Napolit dhe Durrësit, i jep vasalit të tij në Shqipëri, Pal Gropa, 7 fshatra në luginën e Devollit dhe prona të tjera në rajonin e Ohrid, dhe Dibrës – zotërime që u mbajtën nga familja Gropa për më se 2 shekuj. Andrea Gropa (ndoshta djali i Palit), përmendet nga kronikanët më 1248; Zakari Gropa përmendet gjatë luftrave të Skënderbeut kundër osmanëve në lidhje me betejën e Tumenishtit, 1457; dhe i fundit i kësaj dinastie thuhet se iku nga Shqipëria me familjen e tij për në Itali menjëherë pas vdekjes së Gjergj Kastriotit – Skënderbeu.

1420 – Në Firence fillon ndërtimi i kubesë së katedrales Santa Maria del Fiore – me zbukurime të brendshme të mbetura të papërfunduara pasi u refuzuan nga Mikelanxhelo, i cili ishte caktuar si kontrollor i cilësisë së pikturave dhe afreskeve. Çatia konike u kurorëzua me një glob prej bronxi dhe një kryq në majën e tijj. Kjo e coi lartësinë e përgjithëshme të katedrales në 114.5 metra. Në korrik 1600, topi prej bronxi u godit nga një rrufe dhe u rrëzua; por dy vjet më vonë u zëvendësua nga një rruzull edhe më i madh. Puna për këtë top bronzi, me një fanar në krye, iu dha skulptorit Andrea del Verrocchio, në punishten e të cilit në atë kohë sapo kishte filluar punën një nxënës i ri i quajtur Leonardo da Vinci. Ndërtimi i katedrales që kishte filluar në vitin 1296 përfundoi më 1469.

1782 – George Washington urdhëron krijimin e Medaljes së Meritës për të nderuar ushtarët e plagosur në betejë. Medalja më vonë u riemëruar me emrin poetik Purple Heart. Medalja Fidelity (për Besnikëri) është më e herëshme; ajo iu dha 3 ushtarëve për një ngjarje të veçantë në vitin 1780 dhe nuk u përdor më, prandaj Medalja e Meritës është konsideruar shpesh si dekorata më e herëshme në SHBA.

1789 – Krijohet Departamenti i Luftës i Shtetet e Bashkuara – riemëruar Departamenti i Mbrojtjes në vitin 1949.

1819 – Simón Bolívar fiton kundër Spanjës në luftën në Boyacá.

1933 – Qeveria Irakiane vret 3,000 asirianë në fshatin Sumail.

1938 – Holokausti: Fillon ndërtimi i kampit të përqendrimit Mathauzen – kryesisht për shfarosjen përmes punës së rëndë të personave anti-nazistë nga radhët e inteligjencias dhe shtresave të larta shoqërore në vendet nën regjimin nazist gjatë Luftës së Dytë Botërore. Rreth 320 mijë njerëz mendohet se vdiqën në këtë kamp – numri i saktë nuk dihet. Më 1945, kur Mathauzen u çlirua nga trupat aleate, kampi kishte rreth 85 mijë të burgosur. Kompleksi kryesor i kampit në Mathauzen është kthyer tani në muze kujtese tragjike.

1940 – Alsace Lorraine aneksohet nga Rajhi i Tretë (Gjermania) gjatë Luftës së Dytë Botërore.

1945 – Presidenti Harry Truman lajmëron bombardimin në Hiroshima me një bombë atomike, duke u kthyer nga Konferenca në Potsdam.

1959 – Programi Explorer: Explorer 6 lansohet nga Cape Canaveral, Florida.

1960 – Pavarësohet Bregu i Fildishtë .

1970 – Gjykatësi Harold Haley merret peng dhe vritet në kërkim të lirimit nga paraburgimi të George Jackson.

1976 – Programi Viking: Viking 2 hyn në orbitë rreth Marsit.

1978 – Presidenti amerikan Jimmy Carter shpall emergjencë federale në Love Canal.

1981 – Një milionë punëtorë, anëtarë të sindikatës polake Solidarnost të udhëhequr nga Lech Valesa, hidhen në greqë për të protestuar kundër krizës ekonomike dhe mungesave ushqimore në vend – komunizmi në Evropën Lindore hyri kështu në udhën e pashkelur të rënies.

1985 – Takao Doi, Mamoru Mohri dhe Chiaki Mukai zgjedhen të jenë astronautët e prë japonez.

1989 – Kongresmeni amerikan Mickey Leland dhe 15 persona tjerë vdesin në aksiden ajrorë në Etiopi.

1991 – WWW fillon të funksionojë si shërbim publik në Internet.

1997 – Garth Brooks luan para një publiku 750,000 njerëzish në Central Park.

1998 – Bombardohet ambasada amerikne në Dar es Salaam, Tanzania, dhe Nairobi, Kenia duke vrarë 224 njerëz dhe duke lënduar 4,500.

2001 – Presidenti amerikan Bill Klinton pranon shumën prej 10 milionë dollarësh si paradhënie për librin e tij autobiografik – kjo është shuma më e madhe dhënë një autori për një libër dokumentar.

Lindje

  • 1975 – Charlize Theron, aktore afrikano-jugore.
  • 1966 – Jimmy Wales,themeluesi dhe presidenti i Wikimedisë.
Tags: LindjeNgjarjeVdekje
Postimi i mëparshëm

Sallata me lakër të bardhë dhe speca të pjekur

Të ngjajshme Postime

Çfarë ka ndodhur me 20 dhjetor nër vite?!
Kalendari historik

Çfarë ka ndodhur me 6 gusht ndër vite?

6 August 2025
Çfarë ka ndodhur me 20 dhjetor nër vite?!
Kalendari historik

Çfarë ka ndodhur me 6 gusht ndër vite?

6 August 2025
Çfarë ka ndodhur me 20 dhjetor nër vite?!
Kalendari historik

Çfarë ka ndodhur me 5 gusht ndër vite?

5 August 2025
Çfarë ka ndodhur me 20 dhjetor nër vite?!
Kalendari historik

Çfarë ka ndodhur me 2 gusht ndër vite?

2 August 2025
Çfarë ka ndodhur me 20 dhjetor nër vite?!
Kalendari historik

Çfarë ka ndodhur me 1 gusht ndër vite?

1 August 2025
Çfarë ka ndodhur me 20 dhjetor nër vite?!
Kalendari historik

Çfarë ka ndodhur me 30 korrik ndër vite?

30 July 2025

Lajmet e fundit

Çfarë ka ndodhur me 20 dhjetor nër vite?!

Çfarë ka ndodhur me 7 gusht ndër vite?

7 August 2025
Sallata me lakër të bardhë dhe speca të pjekur

Sallata me lakër të bardhë dhe speca të pjekur

7 August 2025
Moti në Kosovë, me diell

Mot me diell dhe vranësira – Temperatura maksimale pritet deri në 31 gradë celsius

7 August 2025
Kroacia prezanton armën e re teknologjike – dronin FPV

Kroacia prezanton armën e re teknologjike – dronin FPV

6 August 2025
Lëndohen dy persona në aksidentin mes 3 veturave në Skenderaj

4 të lënduar nga aksidenti mes 2 veturave në rrugën Lipjan-Shtime

6 August 2025
Shaqiri “shpërthen” me 2 gola, përmbys i vetëm Young Boys

Shaqiri “shpërthen” me 2 gola, përmbys i vetëm Young Boys

6 August 2025
Mëso të dëgjosh atë që ke brenda: intuita të flet

Mëso të dëgjosh atë që ke brenda: intuita të flet

6 August 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu