Avokati Tomë Gashi ka reaguar ashpër ndaj përfshirjes së gjyqtarit Radomir Laban në një rast të ndjeshëm në Gjykatën Kushtetuese, duke e cilësuar të papranueshme që një person i tillë të ndikojë në vendime që prekin fatin e Kosovës,
Në një postim, Gashi kujton se Laban është emëruar në vitin 2018 nga ata që ishin atëherë në pushtet, ndonëse, sipas tij, ata kanë qenë të vetëdijshëm për rrezikun që ai paraqiste për sigurinë kombëtare dhe rendin kushtetues të vendit, raporton GazetaBlic.
“E emëruan sepse ju duhej, edhe pse e dinin që paraqet rrezik për shtetin tonë”, shkruan ai.