Në kuadër të Panairit të Librit, Prizreni nderon me një takim letrar shkrimtarin gjakovar!
Shkruan: Blerim Valla
Të jesh mysafir nderi si shkrimtar i njohur në Prizren, në kryeqytetin shpirtëror të shqiptarve, dhe atë në një ngjarje tashmë të njohur, në Panairin e Librit “Prizreni 2025” festë kjo tradicionale e librit që këtë vit mbahet edicioni i 17 – të dhe i organizuar nga OJQ IKS (Insituti për Kulturë dhe Kërkime Shkencore) nga Prizreni, nën udhëheqjen dhe kordinimin e dy personaliteteve të njohura Osman Goranci dhe Ditar Kabashi dhe me pjesëmarrjen e 25 Shtëpive Botuese, nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.
Këtë nder e pati poeti e prozatori i njohur gjakovar Muharrem Kurti, krijues me përmasa kombëtare. Në këtë takim (bashkëbisedim) të ngrohtë dhe shumë dinjitoz letrar të moderuar me shumë invencion dhe me plotë shije dhe elegancë nga shkrimtari e gazetari i njohur Osman Goranci, që u mbajt në Sheshin e Lidhjes së Prizrenit, tek Biblioteka e Prizrenit, u shpalos portreti krijues i krijimtarisë letrare të M. Kurtit.
Në prani të shumë adhuruesve të librit e veprës të autorit Kurti (në ndërkohë që shumë qytetar nga mbarë Kosova dhe turistë të huaj po vizitonin Panairin e Librit), në këtë takim letrar me shkrimtarin Kurti, autor i 17 veprave letrare (10 me poezi 5 romane dhe 2 me tregime) u debatua për krijimtarinë e tij të pasur letrare tashmë të përkthyer në nëntë gjuhë të huaja, pastaj për aktivizmin e tij palodhur më se 13 vjeçar si kryetar i klubit të njohur letrar “Gjon Nikollë Kazazi” të Gjakovës dhe si njëri nga organizatorët e Mtingut të Poezisë (ngjarja më e madhe e më e njohur poetike mbarëshqiptare). Po ashtu u fol edhe për pjesën e jetës të burgosjes së z. Kurti si ish- i burgosur politik në vitet e ‘80 – ta, pastaj për gjendjen e kulturës, të letërsisë dhe të shkrimtarit në Kosovë, për procesin krijues të Kurtit etj, e që të gjitha këto u ndoqën me shumë kërshëri e duartrokitje nga publiku.
Pyetjet e parashtruara nga Osman Goranci, kishin të bënin me veprat e shkrimtarit të mirënjohur Muharrem Kurti si psh:
– Sa përkrahen krijuesit tanë nga institucionet tona lokale e qendrore.
– Letërsia shqipe sot
– Si t’ia afrojmë librin lexuesit
– Libri si ushqim shpirtëror e kulturor.
– si mund të mbijetoj një krijues i vlerave
– Pse sot na mungon kritika letrare e shumë pyetje të tjera me vlerë e të cilave Z. Kurti ju përgjigjë me shumë njohuri prej një shkrimtari tashmë me përvojë dhe i njohur por edhe si njohës i mirë i rrethanave kulturore e letrare në Kosovë.
Nga ky takim letrar shkrimtari Muharrem Kurti, mes shumë mendimeve e këshillave të tij shumë vyeshme dhe profesionale (nga përvoja e tij jetësore dhe letrare), e dha mesazhin ectij kryesor duke potencuar se “Në një shtëpi ( edhe në një qytet) ku nuk ka libra, aty mos hynë (mos shko) sepse libri është ndriqim (dritë) i shtëpisë (edhe i qytetit) por edhe i njerëzimit” !
Përnryshe shkrimtari Muharrem Kurti,tani është një emër i njohur në letrat shqipe, një poet i prozator i dalluar pasi ai shkruan me një stil të veçant dhe që ka një shpirt të ndjeshëm prej shkrimtari.
Ai dallohet për ka gama e temave që trajton në krijimtarinë e tij si dhimbja njerëzore, dashuria, motivet sociale, marrëdhënjet mes njerëzve por edhe të kolektivitetit tonë, por shpesh shkruan edhe për tema aktule të politikës shqiptare. .
Muharrem Kurti me librat e tij po vazhdon traditën e shkrimtarëve të njohur të Gjakovës prej nga kanë dalë emra të mëdhenj, jo vetëm në nivel të Kosovës e atë kombëtar,por edhe në nivel evropian, si Ali Podrimja,Teki Dërvishi, Din Mehmeti, Enver Gjergjeku, Besim Bokshi, Agim Gjakova, Jusuf Buxhovi, Blerina Rogova – Gaxha etj.
Kurti, pos që është i përkthyer në shumë gjuhë të huaja ai është i prezantuar edhe në disa antologji brenda e jashtë vendit tonë dhe ka fituar disa mirënjohje e çmime letrare.
Në vitin 2017 dhe 2018, atij ju ndanë dy çmime letrare prestigjioze me karakter ndërkombëtar: si Medalja e Artë “Aleksandëri i Madh”, dhe “Medalja e artë e Uneskos”.
***
Disa nga veçoritë e poezisë së Muharrem Kurtit janë:
Muharrem Kurti, si poet dhe veprimtar letrar, njihet për kontributin e tij në poezinë shqipe, veçanërisht në kontekstin e letërsisë gjakovare dhe shqiptare në përgjithësi.
Janë disa veçori të përgjithshme si :
1.Angazhim kulturor dhe kombëtar:
Poezia e Kurtit reflekton një ndjenjë të fortë të identitetit kombëtar dhe promovimit të vlerave shqiptare.
2. Lidhja me traditën dhe modernitetin:
Si kryetar i Klubit Letrar “Gjon Nikollë Kazazi” në Gjakovë, Kurti ka treguar interes për ruajtjen e traditës letrare shqiptare, por edhe për përfshirjen e elementeve moderne në poezi, siç shihet te poezitë e tij.
3. Theksimi i ndjeshmërisë dhe historisë:
Poezitë e tij shpesh trajtojnë tema si dashuria, malli, historia dhe vuajtjet kolektive, çka mund të sugjerojë se edhe poezia e tij mund të ketë një ton lirik dhe reflektues, të lidhur me përvojat njerëzore dhe historike.
4. Stil i thjeshtë dhe i prekshëm:
Kurti vlerëson një gjuhë poetike të qartë, të drejtpërdrejtë, por të pasur me figura stilistike dhe imazhe që lidhen me jetën dhe ndjenjat e përditshme.
***
Kurse disa nga elementet dalluese të prozës së Muharrem Kurtit në romanet dhe në tregimet e tij janë:
Muharrem Kurti është një autor i njohur shqiptar, i cili ka kontribuar në letërsinë shqiptare me romanet dhe tregimet e tij. Disa nga tiparet dalluese të prozës së tij përfshijnë:
1. Temat Sociale dhe Politike:
Proza e Kurtit shpesh e shqyrton realitetin shoqëror, historik dhe politik të Kosovës dhe Shqipërisë. Ai eksploron ndikimin e këtyre faktorëve mbi individët dhe shoqërinë.
2. Përvoja Personale dhe Autobiografike:
Shumë nga veprat e tij janë ndikuar nga përvoja personale, duke reflektuar jetën dhe sfidat që ka kaluar si individ dhe si qytetar në një kontekst të trazuar.
3. Stili Narrativ:
Kurti përdor një stil narrativ që është i thjeshtë, por emocional, duke e bërë leximin e tij të aksesueshëm për një audiencë të gjerë. Ai shpesh ndërthur elemente të prozës poetike me narrativë të drejtpërdrejtë.
4. Personazhe të Gjallë: Romanet dhe tregimet e tij karakterizohen nga personazhe shumëdimensionale, që janë shpesh të ndikuar nga konteksti shoqëror dhe që përfaqësojnë një gamë të gjerë emocionesh dhe përjetimesh.
5. Pasqyrimi i Realitetit:
Ai ka një aftësi të veçantë për të pasqyruar realitetin në mënyrë kuptimplote, duke përdorur detaje që ndihmojnë në krijimin e një atmosfere të fortë dhe bindëse.
6. Kritika e Shoqërisë: Shumica e veprave të tij ofrojnë një kritikë të qartë dhe të thellë të shoqërisë, duke e bërë prozën e tij një reflektim të rëndësishëm mbi vlerat dhe normat sociale.
Të gjitha këto tipare e bëjnë poezinë dhe prozën e Muharrem Kurtit të veçantë dhe të rëndësishme për letërsinë shqiptare dhe për lexuesit që kërkojnë një thellim në realitetin e jetës dhe historisë shqiptare.