Sot në Kosovë pritet të kemi mot relativisht të nxehtë, me vranësira të shpeshta dhe intervale kohore me diell. Vende-vende mund të paraqiten riga lokale shiu të intensitetit të dobët.
Temperaturat pritet të luhaten nga 13 minimalja deri në 27 ajo maksimale që pritet të regjistrohet në Dukagjin.
Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi e Mërkura sjellë mot me diell dhe vranësira lokale të cilat rrallë në disa vise pritet të kushtëzojnë riga të dobëta shiu. Temperaturat do të jenë dukshëm më të këndshme krahasuar me ditët e kaluara.
Të Enjten do të kemi mot me diell dhe vranësira të shpeshta lokale. Pasdite pritet destabilizim i fuqishëm i atmosferës, por kësaj radhe shumë më shumë në perëndim të Maqedonisë së Veriut dhe lindje, jug dhe juglindje të Shqipërisë. Në Kosovë, Luginë dhe Mal të Zi rrebeshet do të jenë më të izoluara, shkruan Meteo Ballkan.
Rrebeshe afatshkurtra lokale të Enjten priten edhe në pjesët qendrore të Shqipërisë, por në juglindje mund të jenë intensive.