Të shtunën, në orën 19:00, do të zhvillohet maratona e Pogradecit.
Policia e Shtetit ka publikuar masat që do të merren për mbarëvajtjen e maratonës dhe segmentet rrugore që do të bllokohen përkohësisht, për t’u vënë në dispozicion të garuesve.
Sipas Policisë, do të ketë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit më datë 26 korrik, nga ora 19:00 deri në orën 21:00, në këto akse:
Në aksin “Lin – Pogradec”, do të bllokohet krahu i majtë i rrugës;
Në aksin “Tushemisht – Pogradec”, do të bllokohen të dy korsitë;
Po ashtu, do të ketë bllokime të përkohshme edhe në disa segmente brenda qytetit të Pogradecit.
Itinerari i maratonës është si më poshtë:
Half maratonë (21 km): Nisja nga fshati Lin, përgjatë aksit rrugor buzë liqenit, me përfundim në qendrën e qytetit të Pogradecit.
Mini maratonë (10 km): Nisja nga qendra e qytetit, përgjatë aksit Pogradec – Buçimas – Tushemisht, me kthim në pikën e nisjes, përgjatë shëtitores buzë liqenit dhe unazës lidhëse.
Njoftimi i plotë i policisë
Masat për garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë zhvillimit të Maratonës Kombëtare dhe Ndërkombëtare, më datë 26.07.2025, në qytetin e Pogradecit
Më datë 26.07.2025, në orën 19:00, në qytetin e Pogradecit, shoqata “Maraton Albania” në bashkëpunim me Bashkinë Pogradec, do të organizojnë një aktivitet sportiv maratonë, në kuadër të pjesëmarrjes në Maratona Kombëtare dhe Ndërkombëtare.
Ky aktivitet përfshin dy disiplina garuese:
Half maratonë (21 km): nisja nga fshati Lin, përgjatë aksit rrugor buzë liqenit, dhe përfundon në qendër të qytetit të Pogradecit;
Mini maratonë (10 km): nisja nga qendra e qytetit, përgjatë aksit Pogradec – Buçimas – Tushemisht, dhe kthim në pikën e nisjes, në qendër të qytetit, përgjatë shëtitores buzë liqenit dhe unazës lidhëse.
Për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti, strukturat e Policisë do të marrin masat e nevojshme për:
ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike;
garantimin e sigurisë rrugore dhe të garuesve;
menaxhimin e qarkullimit dhe parandalimin e ngjarjeve të mundshme rrugore.
Ndërprerje të përkohshme të qarkullimit:
Në aksin “Lin- Pogradec”, do të bllokohet krahu i majtë i rrugës;
Në aksin “Tushemisht – Pogradec”, do të bllokohen të dy korsitë;
Gjithashtu, do të bllokohen përkohësisht edhe disa segmente brenda qytetit të Pogradecit, deri në përfundimin e aktivitetit.
Orari i bllokimit: nga ora 19:00 deri në orën 21:00.
Drejtoria Vendore e Policisë Korçë kërkon mirëkuptimin e përdoruesve të rrugës për këto masa të përkohshme dhe ju falënderon për bashkëpunimin në funksion të zhvillimit të sigurt të këtij aktiviteti sportiv ndërkombëtar”, thuhet në njoftim.