Shtëpia evropiane e futbollit, UEFA nuk mbështet ndryshimet e mundshme në rregullat e futbollit, për t’i dhënë më shumë fuqi VAR-it.
Më parë, u raportua se Bordi i Federatës Ndërkombëtare të Futbollit (IFAB) mund të lejojë që VAR të ndërhyjë në rastet që përfshijnë kartonë të dytë të verdhë dhe goditje nga këndi të dhëna gabimisht.
UEFA është gjithashtu kundër ndryshimit të propozuar në rregullat e ekzekutimit të penalltive, percjell Telegrafi.com
Vërehet se zyrtarët e UEFA-s janë të pakënaqur që në mars të këtij viti IFAB prezantoi një numër ndryshimesh në rregulla pa u konsultuar me ta.