23 Korrikuështë dita e 205-të – kështu që deri në fund të vitit kanë mbetur edhe 161 ditë.
Ngjarje
90 – Në Aleksandri, provincë romake, Egjipt – lindi Klaudius Ptolemy (Ptolemeu), astrolog, muzikolog, matematicien, shkrimtar dhe gjeograf; Prejardhja e saktë e tij nuk dihet; disa thonë se ishte romak, të tjerë thonë, helen, por nisur nga emri ‘Ptolemy’, ai mund të ketë qenë me prejardhje nga Ptolemenjtë e periudhës së Aleksandrit të Madh. Pavarësisht.., Ptolemy shkroi shumë libra, traktate shkencore, studime, por shqiptarët e përmendin atë kryesisht për Gjeografinë e tij (rreth vitit 130), ku Ptolemy sjell për herë të parë të dokumentuar emri ‘Albanian’ me kryeqytet Albanopolis, sa kalon Durrësin, diku midis Tiranës dhe Krujës. (kjo faqe në librin e tij thuhet se ka humbur a është grisur, por të dhënat citohen nga burime të asaj kohe). Dhe kështu fillon rrugëtimi historik i një emri; ‘Albania’ u popullarizua nga Anna Komnena (1083-1146), bija e perandorit bizantin Aleks i parë, e cila shkroi në historinë e saj të famshme Alekseida, se njerëzit që banonin në zonën përtej Durrësit e quanin veten ‘Arbanez’; në fillim të shekullit XII normanët në epikën e tyre në frëngjisht, ‘Këngët e Rolandit’ e quajtën ‘Albania’ rajonin nga Durrësi në Vlorë; në shekullin XIV, ata që ikën në Greqi nga këto troje e quajtën veten në dialektin gjuhësor ‘Arbanitë’ – ‘Arvanitë’; në shekullin XV ata që ikën në Italinë jugore e quanin atdheun e tyre ‘Arbana’ dhe veten ‘Arbëreshë’; Gjon Buzuku, një nga shkrimtarët e pare shqiptarë të shekullin XVI, i referohej vendit të vet ‘Arbën’; Madje Buzuku ishte i pari që e quajti gjuhën e tij ‘Shqip’; ndërkohë bota vazhdon të përdorë emrin e vjetër ‘Albania’ (ndikuar nga Ptolemy) dhe ‘Albanian’ për gjuhën që flitet, ndërsa vendasit mbështeten në fjalën ‘shqip’ dhe ‘Shqipëri” dhe ‘Shqiptarë’ e quajnë veten e tyre.
636 – Arabët marrin kontrollin e shumicës së Palestinës nga Perandoria Bizantine
1632 – Treqind kolonistët e parë nisen nga porti Dieppe i Francës. për në Nju Francë (Franca e re) – zonë e Amerikës së Veriut që shtrihej nga Kanadaja e sotme lindore në veri të Luizianës deri në Gjirin e Meksikës në jug.
1649 – Lindi Papa Klementi XI (vd. 1721), Klementi XI (Albani, Shqiptari) ishte mbrojtës i arteve dhe të shkencës; bamirës i madh i Bibliotekës së Vatikanit; interesi i tij në arkeologji nxiti studimet e antikitetit të Romës. Në fakt, ai autorizoi gërmimet në katakombet romake. Klement Albani u kujdes edhe për vendin e të parëve, duke urdhëruar shqyrtimin e gjendjes së besimtarëve të tij – kulturë, zakone, kushte jetese – në trojet shqiptare.
1793 – Prusia pushtoi Mayence.
1827 – SHBA; hapet shkolla e pare për mësimin e notit (Boston Masaçusets)
1829 – Në Shtetet e Bashkuara, William Austin Burt regjistron patentën e tipografit, pararendës i makinës shkrimit.
1862 – Lufta Civile Amerikane: Henry W. Halleck merr komandën mbi Armatën e Unionit.
1903 – Ford Motor Company shet makinën e tij të parë. Makina kushtonte 850 dollarë, me shpejtësi maksimale rreth 50 km në orë.
1903 – Dr. Ernst Pfenning bëhet Chicago poseduesi i parë i veturësFordModeli A.
1904 – Kaushi i akullores i krijuar nga Charles E Menches shitet për herë të parë gjatë ekspozitës botërore në Saint Louis, Mizuri.
1908 – Kushtetuta e dytë miratohet nga osmanët (turqit e rinj).
1914 – Austro-Hungaria paraqet një seri kërkesash në një ultimatum për Mbretërinë e Serbisë duke kërkuar që të lejojë austriakët për të përcaktuar se kush e vrau arkidukën Franc Ferdinand. Serbia nuk i pranoi të gjitha kërkesat, dhe Austria i shpalli luftë Serbisë më 28 korrik.
1929 – Purifikim – Qeveria fashiste në Itali ndalon përdorimin e fjalëve të huaja.
1936 – Në Katalonjë, Spanjë, themelohet Partia e Unifikuar Socialiste e Katalonjës përmes bashkimit të partive socialiste dhe komuniste.
1940 – Nën sekretari i amerikan i Shtetit Sumner Welles lëshon një deklaratë se Amerika nuk e njeh aneksimin sovjetik të tri shteteve baltike: Estoni, Letoni dhe Lituani.
1942 – Holokausti: kampi nazist i shfarosjes Treblinka fillon të presë viktimat e para.
1942 – Lufta e Dytë Botërore: Hitleri nënshkruan Operacionin Edelweiss.
1945 – Fillon procesi kundër Philippe Pétain.
1952 – Gjenerali Muhammad Naguib udhëheqë Lëvizjen e Lirë të Oficerëve, (të formuar nga Gamal Abdel Nasser), ind the coup) në përmbysjen e Mbretit Faruk të Egjiptit.
1952 – Krijohet Komuniteti Evropian i qymyrit dhe çelikut; dita u festua me parakalime e paradada në vendet kryesore perëndimore – Komuniteti Evropian shihet si gurthemeli i Bashimit të sotëm Evropian.
1955 – Vdiq Cordell Hull (lindur më1871) – ishte politikan amerikan nga shteti Tennessee; i njohur si Sekretari i Shtetit që shërbeu më gjatë, për 11 vjet (1933-1944). Hull mori Çmimin Nobel të Paqes në vitin 1945 për rolin e tij në krijimin e OKB-së; presidenti Franklin Roosevelt e ka quajtur atë “babai i Kombeve të Bashkuara”.
1970 – Qaboos ibn Sa’id bëhet Sulltan i Omanit.
1972 – ShBA-të lëshojnë Landsat 1, sateliti i parë artificial.
1974 – Rrëzohet junta ushtarake greke, dhe ish-kryeministri Konstantinos Karamanlis thirret për të udhëhequr qeverinë e re.
1984 – Vanessa Williams bëhet e para Miss America që jep dorëheqjen kur ajo dorëzon kurorën pas fotografive të saj lakuriq që u shfaq në revistën Penthouse.
2001 – Megawati Soekarnoputri bëhet President i Indonezisë, duke zëvendësuar Abdurrahman Wahid.
2004 – Njëmbëdhjet vite pas shkatërrimit, rihapet Stari Most (Ura e Vjetër) në Mostar.
Lindje
- 1649 – Papa Klementi XI (v. 1721)
- 1899 – Gustav Heinemann, politikan gjerman (v. 1976)
- 1989 – Daniel Radcliffe, aktor anglez
- 1967 – Philip Seymour Hoffman, aktor amerikan, fitues i Çmimit Oscar
- 1973 – Monica Lewinsky, punonjëse stafi në shtëpinë e bardhë
Vdekje
- 1885 – Ulysses S. Grant, gjeneral amerikan, Presidenti i 18-të i ShBA (l. 1822)
- 1951 – Philippe Pétain, politikan dhe ushtarak francez (l. 1856)