• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Wednesday, 23 July, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme

13 vjet nga vdekja e poetit më të madh dhe më të përkthyer shqiptar në botë!

J G nga J G
22 July 2025
në Lajme
0 0
0
13 vjet nga vdekja e poetit më të madh dhe më të përkthyer shqiptar në botë!
0
SHPERNDARJE
18
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Ali Podrimja, përmendore e shpirtit poetik dhe e dhimbjes njerëzore!

Shkruan : Blerim Valla

Tani kur u bën 13 vjet nga ikja në amshim e tij dhe kur jemi afër ditëlindjes së tij të 83-të (muajin e ardhshëm), edhe Ali Podrimja, fatkeqësisht, u harrua shpejt, siç janë harruar edhe shumë klasikë të letërsisë e kulturës tonë, intelektual e poet elitar, dhe atdhetarë të pakompromis, që i përkisnin epokës iluministe të Kosovës, epokë kjo që i parapriu çlirimit dhe pavarësisë së Kosovës.

Por ne sikur po harrojmë që moti jetojmë në kohën e antivlerave në letërsi dhe akulturimit e shkatërrimit të kulturës sonë – nga vet ne! Mbase vijnë kohëra të tjera, kohëra kur Ali Podrimjen Kosova do ta kujtoj,ë si poetin më të mirë dhe më të përkthyer shqiptar por edhe si një nga kërcyesit e parë që hidhej (në vitet e ’60-ta e ’70-ta) nga Ura e Fshejtë e Gjakovës, në Drinin e Bardhë. Deri atëherë ne do ta kujtojmë vetëm me poezitë dhe librat e tij, që ai na ka lënë, padyshim më të mirët në poezinë moderne shqiptare, e të cilat që me kalimin e kohës u shndërruan në himne për liri e dashuri!

Ali Podrimja, përmendore e shpirtit poetik dhe e dhimbjes njerëzore, ishte ai që më mësoi ta shijoj dhe si ta shkruaj poezinë, por jo vetëm unë, por edhe shumë poetë të tjerë atëherë të rinj që sot kanë bërë emër në letërsinë shqipe! Ali Podrimja është lindur në Gjakovë më 28 gusht 1942 dhe ka vdekur më 21 korrik 2012 në qytetin Lodeve të Francës. Më 18 korrik 2012, Ali Podrimja ishte zhdukur pas një festivali të poezisë në qytetin Lodeve të Francës.

Pas kërkimeve të shumta, më 21 korrik 2012, u gjet trupi i pa jetë i tij. Ai vdiq në rrethana ende të pasqaruara. Qysh në vitin 1982, në librin me poezi, “Lum Lumi”, Ali Podrimja kishte shkruar poezinë “Parisi Vendlindja”, ku artistikisht kishte “paralajmëruar” vdekjen e tij, në Francë (në Paris). Çfarë “rastësie” , apo me të vërtetë poetët janë elita dhe mendja më e ndritur e kombit: PARISI, VENDLINDJA Do të hyjmë në Paris gurin tonë aty do ta ngulim, nuk do të na presë Teuta, Genti, nuk do të na presë hordhi e egër romake, nuk do të na presë njeri i gjallë.

Në Paris do të hyjmë; ëndërrat do t’i varim në krahë të lejlekëve te një krua do t’i lajmë sytë, duart lythore, do t’i lëmë netët ballkanike pas shpine vallet, këngët, baladat, përrallat, vetëm fyellin do ta marrim t’i biem kur të na rrokë malli, kur humbim në grumbullin e klosharëve, të hijeve, të minjve, deri vonë rrugëve të Parisit në metro marramenthi: do t’i marrim erë ftoit të vendlindjes për kohët pis do të flasim me gishta, nuk do të shkelim asnjë mizë, nuk do të trembim asnjë zog, nuk do të derdhim zjarr, vrer, mbi kokë të njeriut, Evropës së përgjumur s’do t’i përulemi as perëndive të krisura. Ma jep besën, Lum Lumi, se nuk do të harrojmë vendlindjen.

Ali Podrimja ka shkruar më shumë se njëzetë vëllime me poezi dhe është përfaqësuesi më i shquar i poezisë së sotme shqiptare, dhe poeti më i njohur dhe më i përkthyer shqiptar në arenën ndërkombëtare.

Ai më 1957 botoi poezinë e parë në revistën “Jeta e Re”. Kurse librin e tij të parë “Hija e tokës”, Ali Podrimja e shkroi në vitin 1960, kur ishte gjimnazist.

Një vit më pas, më 1961, Ali Podrimja botoi përmbledhjen e parë me vargje elegjiake “Thirrje”. Më pas vijnë përmbledhjet “Shamijat e përshëndetjeve” (1963), “Dhimbë e bukur” (1967), “Sampo” (1969), “Torzo” (1971) etj, deri në veprën e tij më të mirë dhe më të njohur “Lum Lumi” (1982), që shënoi kulmin e tij si poet. Ky libër bëri një kthesë të madhe në letërsinë bashkëkohore të Kosovës. Në vitet ’80 e ’90 – ta Podrimja do të shkruaj librat e tij më të njohur poetikë me çka u bë zëri më i veçantë i poezisë shqipe të shek. XX-të dhe XXI-të. Ndër veprat më të njohura të tij janë : “Thirrje” 1961, “Dhimbë e bukur” 1967, “Sampo” 1969 , “Torzo” 1971, “Folja” 1973, “Credo” 1976, “Sampo 2” 1980, “Drejtpeshimi” 1981, “Lum Lumi” 1982, “Fundi i Gëzuar” 1988, “Zari” 1990, “Në bisht të sorrës” 1994, “Buzëqeshje në kafaz” 1995, “Ishulli Albania” 2003, “Pikë e zezë në blu” 2005, e shumë të tjerë.

* Pa Ty (Ali Podrimjes)

Nga: Blerim Valla

Unë ende

Po mundohem

Si t’i lexoj vargjet tuaja

Po mësohem

me vdekë si TI

Diku afër Lumit

skaj Erenikut!

Aty ku nuk harrohet

dhimbja

Vendlindja ku ngjallet

në çdo vargë

Diku mes shpirtit

Mes dashurisë

Aty ku poetët

Nuk vdesin kurr!

Po mësohem

të vrasë vetminë

Shpirtrat e këqinj

Domethënien e

vdekjes

mos ta kuptojë.

Shpirti YT

mos daltë nga unë!

Tags: Ali Podrimja
Postimi i mëparshëm

Pas 30 korrikut, KEK ndal furnizimin me energji për të gjithë konsumatorët që s’kanë gjetur furnizues në treg të hapur

Postimi tjetër

Presidentja pret që Kushtetuesja të nxjerr interpretim edhe për votimin e fshehtë

Të ngjajshme Postime

Moti në Kosovë, “pranveror”
Kosovë

Vazhdon vapa e fortë verore, por mund të ketë ulje të lehta të temperaturave

23 July 2025
Izmaku pas kërkesës së Osmanit drejtuar GJK-së: E domosdoshme që të kërkohet interpretim nga institucioni më i lartë kushtetues
Politikë

Izmaku pas kërkesës së Osmanit drejtuar GJK-së: E domosdoshme që të kërkohet interpretim nga institucioni më i lartë kushtetues

22 July 2025
Ardhja e mërgimtarëve, ja sa është pritja në pikat kufitare
Kosovë

Ardhja e mërgimtarëve, ja sa është pritja në pikat kufitare

22 July 2025
Tërhiqet nga gara për kryetar të komunës një kandidat i AAK-së!
Politikë

Tërhiqet nga gara për kryetar të komunës një kandidat i AAK-së!

22 July 2025
Video/ Shembja e godinave pa leje, Rama publikon pamjet: Thethi pas operacionit nga kanceri i paligjshmërisë
Shqipëri

Video/ Shembja e godinave pa leje, Rama publikon pamjet: Thethi pas operacionit nga kanceri i paligjshmërisë

22 July 2025
Demonstruesit nuk i lejojnë izraelitët të zbresin nga anija turistike në Greqi
Bota

Demonstruesit nuk i lejojnë izraelitët të zbresin nga anija turistike në Greqi

22 July 2025
Postimi tjetër
Presidentja pret që Kushtetuesja të nxjerr interpretim edhe për votimin e fshehtë

Presidentja pret që Kushtetuesja të nxjerr interpretim edhe për votimin e fshehtë

Lajmet e fundit

Çfarë ka ndodhur me 20 dhjetor nër vite?!

Çfarë ka ndodhur me 23 korrik ndër vite?

23 July 2025
Tavë me Sseca të pjekur të shtruar në gjizë

Tavë me Sseca të pjekur të shtruar në gjizë

23 July 2025
Moti në Kosovë, “pranveror”

Vazhdon vapa e fortë verore, por mund të ketë ulje të lehta të temperaturave

23 July 2025
Izmaku pas kërkesës së Osmanit drejtuar GJK-së: E domosdoshme që të kërkohet interpretim nga institucioni më i lartë kushtetues

Izmaku pas kërkesës së Osmanit drejtuar GJK-së: E domosdoshme që të kërkohet interpretim nga institucioni më i lartë kushtetues

22 July 2025
“Ky njeri nuk duhet të merret seriozisht” – Lekaj ‘godet’ Kurtin

“Ky njeri nuk duhet të merret seriozisht” – Lekaj ‘godet’ Kurtin

22 July 2025
Gruaja e Diogo Jotas bën postimin e parë në rrjetet sociale që prej vdekjes tragjike të futbollistit

Gruaja e Diogo Jotas bën postimin e parë në rrjetet sociale që prej vdekjes tragjike të futbollistit

22 July 2025
Ardhja e mërgimtarëve, ja sa është pritja në pikat kufitare

Ardhja e mërgimtarëve, ja sa është pritja në pikat kufitare

22 July 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu