Sot me 17 korrik ndërroj jetë Luljeta Kujtimi Goranci, piktore dhe karikaturiste e njohur në trojet mbarë shqiptare. E ndjera pas përfundimit të Shkollës së lartë Pedagogjike dega e pikturës në Prishtinë në vitin 1977 u regjistrua ne Akademinë e Arteve Dega e Pikëturës në Prishtinë. Pas diplomimit në pikturë 25 vite punoi mësimdhënëse e artit figurativ. Krahas punës në edukimin e gjeneratave të reja, angazhimi i Lulës, ishte në pikturë, karikaturë, në ilustrime, qeramikë, me një teknikë të vecantë të punimeve akuarel, akrilik dhe vaj.
Luljteta Kujtimi Goranci si anëtare e Shoqatës së pikëtorve të Prizrenit, por edhe të Kosovës morri pjesë në shumë ekspozita kolektive në të gjjthë vendin tonë, pastaj në Turqi, Maqedoni të Veriut, Shqipëri, Mal të Zi etj. Ekspozita e parë personale e Luljeta Gorancit ishte në vitin 1980, si dhe në vitet 1989, 1991, 2003, 2005, 2008 dhe 2018.
Piktorja Kujtimi Goranci në punimet e saja, veçmas në karikaturë, si femra e parë shqiptare dha një kontribut të vecantë në begatimin e artit vizuel në vendin tonë, për çka flasin shumë çmime, dekorata dhe mirënjohje.
Në vitin 1997 për aktivitetin në fushën e artit merrÇmimin e agjensionit Koha, në vitin 2018 shpallet laurate e vitit për krijimtari artistike në Prizren, në vitin 2021 merr çmimin e nderit nga Shoqatat e karikaturistëve “Hithi’’ në Ferizaj.
Luljeta Kujtimi Goranci është edhe laurate e Çmimit special në bienalen ndërkombëtare të karikaturës në Tiranë (Shqipëri) dhe në Festivalin ndërkombëtar të karrikaturës në Kolashin (Mali i Zi).
Me ikjen e artistes Luljeta Kujtimi Goranci në amshim, arti vizuel, veçmas karrikatura jo vetëm në Prizren do të jetë më e vobekt. Osman Goranci /InLajmi/