• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Saturday, 12 July, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Enciklopedi Kalendari historik

Çfarë ka ndodhur me 12 korrik ndër vite?

J G nga J G
12 July 2025
në Kalendari historik
0 0
0
Çfarë ka ndodhur me 5 shtator ndër vite?!
0
SHPERNDARJE
1
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

12 Korrikuështë dita e 193-të e vitit – kështu që deri në fund të vitit kanë mbetur edhe 172 ditë.

100 BC – Lindi Gaius Julius Caesar (Jul Cezari), gjeneral romak, nga familje aristokrate që pretendonte se e kishte prejardhjen nga Iulus, bir i princit legjendar trojan, Enea. Mbiemri “Cezar, Caesar”, sipas Plinit i Vjetri, rrjedh nga një paraardhës i Julit, që kishte lindur me prerje cezariane (nga folja latine caedere, caes-me pre). Historia Augusta sugjeron tre shpjegime alternative: Cezari i parë kishte një kokë me flokë të dendur (lat. caesaries); se ai kishte sy gri (lat. caesiis oculis ); apo se ishte i pari që vrau në betejë një elefant (morish. caesai). Jul Caesar preu monedha ku shfaqeshin imazhe të elefantëve, duke sugjeruar se ai vetë favorizonte këtë interpretim të mbiemrit të tij. Pavarësisht origjinës së lashtë, fisi Juli Caesares nuk kishte pasur ndikim të veçantë politik. Pak dihet historikisht rreth fëmijërisë së Cezarit. Si ushtarak ishte tepër i suksesshëm, që krijoi shumë zili e armiqësi. Vdiq (u vra nga një grup senatorësh) në vitin 44 pes. Vrasja ishte pasojë e mosbindjes së tij ndaj Senatit. Cezari ishte konsull dhe gjatë fushatave ushtarake shpesh vepronte në kundërshtim me urdhërat e Senatit (Roma ishte republikë senatoriale). Sipas ligjeve romake, Konsulli kishte imunitet ndaj ligjit. Senati priste që Cezarit t’i mbaronte mandati, dhe pastaj ta dënonte për shkelje të ndryshme, Cezari zgjidhje e rizgjidhej, dhe ndërsa po bëhej gjithnjë e më i fuqishëmm, tiran, diktator, disa senatorë komplotuan dhe e vranë (44 pes) për të mbrojtur sistemin Republikë të qeverisjes, por që ironikisht shënoi fillimin e sistemit perandorak romak.

927 – Aethelstan, Mbreti i Anglisë, siguron një premtim nga Constantine II i Skocise se ky i fundit nuk do të bëhej aleat me mbretërit Vikingë, duke shënuar fillimin e procesit të unifikimit të Britanisë. Kjo konsiderohet si data më e afërt e themelimit të Anglisë.

1493 – Nuremberg; del nga shtypi Kronika e Hartman Schedels, një nga librat e parë historikë të mirë-dokumentuar. Libri përshkruan historinë e botës, historinë njerëzore dhe gjithashtu historitë e disa qytete të rëndësishme evropiane. Libri u shkruar në latinisht nga Hartman Schedel, edhe me një version në gjuhën gjermane. Dijetarët latinë i referoheshin si Liber Chronicarum (Libri i Kronikave); anglisht folësit e quajnë Nuremberg Chronicles (Kronikat e Nurembergut), sipas qytetit në të cilën është botuar; ndërsa gjermanët i referohen si Die Schedelsche Weltchronik (Historia Botërore Schedelit), për nder të autorit.

1543 – Mbreti i Anglisë, Henri i Shtatë martohet me gruan e tij të gjashtë dhe të fundit, Catherne Parr. Martesa ishte kryer në Pallatin Hampton.

1562 – Ushtruesi i detyrës së ipeshkvit të Yucatanit, Diego de Landa, dogji librat e shenjtë të civilizimit Maja.

1580 – Botohet Bibla e Ostrogut, një nga librat më të hershmëm të shtypur në një gjuhë sllave, dhe botimi i parë i plotë i Biblës në sllavishten e vjetër apo sllavishten kishtare. Libri u shtyp në Ostroh (sot në Ukrainë), nga botuesi Ivan Fyodorov me ndihmën e Princit rus Konstantin Ostrogski. Bibla në sllavisht u përkthye jo nga hebraishtja, por nga teksti i Septuagintas greqisht, që përmban 76 librat e Dhiatës së Vjetër dhe një dorëshkrim të Kodikut alexandrinus: ka rreth 1.256 faqe me një tipografi të përzgjedhur. Kjo është Bibla e parë e shtypur në alfabetin cirilik dhe u përdor si model për botime të librave të tjerë rusisht. Princi Ostrogski i dërgoi kopje të Biblës Papës Gregori XIII dhe Carit Ivani i Tmerrshëm, ndërsa ky i fundit i dhuroi një kopje ambasadorit anglez në oborrin rus. Nuk dihet numri i kopjeve të shtypura, por historianët thonë se nga botimi i parë i vitit 1580, sot ekzistojnë rreth 300 kopje.

1630 – Në kolonitë amerikane, guvernatori i Nju Amsterdamit bleu ishullin Gull nga banorët autoktonë dhe e ri-emërton atë Ishulli Oyster, që më pas do të bëhej i njohur si Ishulli Ellis, Nju Jork.

1806 – Gjashtëmbëdhjetë vendet perandorake gjermane lënë Perandorinë e Shenjtë Romake dhe formojnë Konfederatën e Rinit.

1804 – Ish-sekretari i Thesarit të Shteteve të Bashkuara, Alexander Hamilton, vdes pasi ishte qëlluar në një duel.

1812 – Gjatë luftës ndërmjet SHBA-së dhe Kanadasë, trupat amerikane pushtojnë Windsorin e Ontarios.

1817 – SHBA; Lindi Henry David Thoreau, filozof amerikan dhe autor (v. 1862). Ndërkohë që jetonte në Walden Pond, Masaçusets, David pati një përplasje me ligjin dhe kaloi një natë në burg, pasi refuzoi për të paguar një taksë. Biografët thonë se kjo përvojë e shtyu atë për të shkruar një nga esetë e tij më të njohura dhe më me ndikim: “Mosbindja Civile ndaj Qeverisë. Mendimet politike të Thoreaut u ndjenë thellë, duke kundërshtuar skllavërinë dhe Luftën meksikane-amerikane. Ai paraqiti argumentin se veprimi duhet të bazohet në ndërgjegjen individuale dhe jo në bindjen verbërisht ndaj ligjeve dhe politikave të qeverisë. “Detyrimi i vetëm që kam është për të bërë atë që mendoj se është e drejtë,” shkroi ai. Që prej publikimit më 1849, “Mosbindja Civile” ka frymëzuar shumë udhëheqës së lëvizjeve protestuese kudo në botë, Kjo qasje jo e dhunshme e mosbindjes politike e shoqërore ndikoi Mohandas Gandhin, i cili ndihmoi Indinë të fitojë pavarësinë nga Britania, apo veprimtarin amerikan për të drejtat civile, Martin Luther King Jr, ose Ibrahim Rugovën e Kosovës për çlirimin e popullit të vet.

1862 – Kongresi amerikan autorizoi ndarjen e Medaljes së Nderit.

1913 – Lufta e Dytë Ballkanike: Forcat serbe fillojnë rrethimin e tyre të qytetit bullgar Vidin; rrethimi u hoq pak më vonë kur mbaroi lufta.

1962 – Grupi Rolling Stones jep koncertin e tij të parë, në Klubin Marquee në Londër, Angli.

1973 – Një zjarr shkatërron katin 6-të ndërtesës së Arkivit të Personelit të Administratës së Shteteve të Bashkuara ose NPRC (në Overland, pranë St. Louis, Missuri), ku ruheshin të dhëna e personelit ushtarak; si pasojë e zjarrit u dogjën rreth 18 milionë dokumente a dosje. Një hetim në vitin 1975 sugjeroi se zjarri filloi nga një bisht cigare i hedhur pa kujdes nga një punonjës, por shkaku i vërtetë i zjarrit vazhdon të mbetet mister.

1920 – Ishte nënshkruar Traktati paqësor ndërmjet Lituanisë dhe Bashkimit Sovjetik. Ky i fundit me këtë marrëveshje pranonte pavarësinë e shtetit lituanes.

1962 – Grupi legjendar i rok ‘n’ rollit për herë të parë performoi në ndonjë koncert. Ai ishte paraqitur në një klub të Londrës.

1970: Thor Heyerdahl arrin me ekuipazhin e tij me nje varke prej paprusi- me emrinRa IImbas 57 ditesh ne Atlantik ishujt Karibikinsel Barbados.

1973 – Një zjarr shkatërron katin 6-të ndërtesës së Arkivit të Personelit të Administratës së Shteteve të Bashkuara ose NPRC (në Overland, pranë St. Louis, Missuri), ku ruheshin të dhëna e personelit ushtarak; si pasojë e zjarrit u dogjën rreth 18 milionë dokumente a dosje. Një hetim në vitin 1975 sugjeroi se zjarri filloi nga një bisht cigare i hedhur pa kujdes nga një punonjës, por shkaku i vërtetë i zjarrit vazhdon të mbetet mister.

Lindje

100 p.e.s. Jul Cezari – Perandor i Romës

1817 – Henry David Thoreau, shkrimtar amerikan, vdiq më 1862

1849 – William Osler, shkencëtar amerikan, vdiq më 1919

1895 – R. Buckminster Fuller, shpikës amerikan, vdiq më 1985

1937 – Bill Cosby, aktor komik amerikan

1967 – John Petrucci – Kitaristi dhe themeluesi i bendit Dream Theater

Vdekje

  • 1536 – Erazmo Roterdams, humanist, letrar, filolog dhe filozof holandez.
Tags: LindjeNgjarjeVdekje
Postimi i mëparshëm

Çervish me miell misri dhe pulë – Receta e vjetër me shije të veçantë

Të ngjajshme Postime

Çfarë ka ndodhur me 20 dhjetor nër vite?!
Kalendari historik

Çfarë ka ndodhur me 11 korrik ndër vite?

11 July 2025
Çfarë ka ndodhur me 13 dhjetor ndër vite?
Kalendari historik

Çfarë ka ndodhur me 10 korrik ndër vite?

10 July 2025
Çfarë ka ndodhur me 20 dhjetor nër vite?!
Kalendari historik

Çfarë ka ndodhur me 9 korrik ndër vite?

9 July 2025
Çfarë ka ndodhur me 20 dhjetor nër vite?!
Kalendari historik

Çfarë ka ndodhur me 8 Korrik ndër vite?

8 July 2025
Çfarë ka ndodhur më 12 prill ndër vite?
Kalendari historik

Çfarë ka ndodhur me 5 korrik ndër vite?

5 July 2025
Çfarë ka ndodhur më 5 mars ndër vite?
Kalendari historik

Çfarë ka ndodhur me 4 korrik ndër vite?!

4 July 2025

Lajmet e fundit

Çfarë ka ndodhur me 5 shtator ndër vite?!

Çfarë ka ndodhur me 12 korrik ndër vite?

12 July 2025
Çervish me miell misri dhe pulë – Receta e vjetër me shije të veçantë

Çervish me miell misri dhe pulë – Receta e vjetër me shije të veçantë

12 July 2025
Moti në Kosovë, me diell

Rikthehet i nxehti veror, temperatura maksimale deri në 33 gradë celsius

12 July 2025
Diferenca mes dashurisë së jetës dhe shpirtit tënd binjak… më shumë për ndjenjat!

Diferenca mes dashurisë së jetës dhe shpirtit tënd binjak… më shumë për ndjenjat!

12 July 2025
Trump për përmbytjet në Teksas: 135 të vdekur, dhjetëra fëmijë të zhdukur, situatë që nuk e kam parë kurrë

Trump për përmbytjet në Teksas: 135 të vdekur, dhjetëra fëmijë të zhdukur, situatë që nuk e kam parë kurrë

12 July 2025
Anulohet koncerti i vetëm i Kanye West në Europë

Anulohet koncerti i vetëm i Kanye West në Europë

11 July 2025
Çfarë problemi shëndetësor tregon lëkura e varur në krahë

Çfarë problemi shëndetësor tregon lëkura e varur në krahë

11 July 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu