Zjarri në vendgrumbullimin e mbetjeve në Elbasan vijon për të tretën ditë radhazi. Këtë pasdite ka nisur edhe ndërhyrja nga ajri, për të ndihmuar në shuarjen e flakëve.
Depërtimi i zjarrit në thellësi të mbetjeve, temperaturat e larta dhe era e fortë kanë vështirësuar ndërhyrjen e zjarrfikësve.
Zjarri ka prodhuar një re të dendur tymi toksik, që ka mbuluar qytetin, duke shkaktuar një situatë të rëndë mjedisore.
Landfilli i Elbasanit është përfshirë disa herë nga flakët ndër vite, ndërsa një tjetër hetim nga Prokuroria e Elbasanit për shkaqet e ngjarjes është në vijim.