Time Kadrijaj, deputete e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, gjatë seancës konstituive, ka ironizuar duke propozuar deputetin Albin Kurti për anëtar në komisionin zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, komision i cili mundëson zgjedhjen përmes votimit të fshehtë.
Kadrijaj në deklarimin e saj, ironizoi duke thënë se AAK ka ndryshuar qëndrim dhe u kërkoi falje partive të tjera të ish-opozitës, raporton Gazeta Express.
‘’Ne si AAK kemi ndryshuar qëndrim na vjen keq partitë e tjera ish-opozitare, dhe e kemi një emër për komision. E kemi një emër për komision, dhe për komision e propozojmë deputetin Albin Kurti’’, ka thënë ajo.