Dështoi edhe vazhdimi i 37-të i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.
Sërish përpjekje e Lëvizjes Vetëvendosje për krijimin e një komisioni ad-hoc për votim të fshehtë.
Kryesuesi e seancës konstituive Avni Dehari kërkoi nga PDK-ja, LDK-ja, AAK-ja, Nisma dheLista Serbe që të bëjnë propozimet e kandidatëve të tyre për komision, por këto parti nuk pranuan dhe nuk morën pjesë në votim.
Nga 92 deputetë të pranishëm, 52 deputetë votuan për, asnje kundër dhe asnjë abstenim, raporton Ekonomia Online.
Dehari ndërpreu seancën dhe bëri të ditur se vazhdimi i saj të jetë pasnesër , në orën 11:00.