Ish-mesfushori i njohur dhe trajneri me përvojë Klodian Duro do të marrë drejtimin e skuadrës prizrenase, duke pasuar Leotrim Krasniqin, i cili u largua para pak ditësh.
Ky emërim shihet si një hap i madh për ambiciet e klubit në sezonin e ri. Klodian Duro sjell me vete eksperiencë dhe profesionalizëm, dhe pritet t’i japë një identitet të fortë ekipit nga Prizreni.
Liria synon rikthimin në majat e futbollit kosovar, tashmë me një emër të madh në pankinë!