Dështoi edhe vazhdimi i 35-të i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës,
Sërish përpjekje e Lëvizjes Vetëvendosje për krijimin e një komisioni ad-hoc për votim të fshehtë.
Kryesuesi i seancës konstituive Avni Dehari kërkoi nga PDK-ja, LDK-ja, AAK-ja, Nisma dhe Lista Serbe që të bëjnë propozimet e kandidatëve të tyre për komision, por këto parti nuk pranuan dhe nuk morën pjesë në votim, raporton Ekonomia Online.
51 deputetë votuan për, 1 kundër dhe asnjë abstenim. Dehari ndërpreu seancën dhe bëri të ditur se vazhdimi i saj të jetë më 23 qershor, në orën 11:00.