Sot rreth orës 11:20 ka ndodhur një aksident në rrugën ‘Bill Klinton” në Prishtinë.
Si pasojë e aksidentit është lënduar këmbësorja e cila menjëherë është dërguar për tretman mjekësor.
Lajmin e ka konfirmuar për“Gazeta Blic” zëdhënësja e Policisë për rajonin e prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 11:20 në rrugën ‘Bill Klinton” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku ku është përfshirë një automjet dhe një këmbësore.Si pasojë e aksidentit është lënduar këmbësorja e cila menjëherë është dërguar për tretman mjekësor.Me rastin po merret njësiti i trafikut të kryeqytetit” tha Ahmeti