Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka thënë se Forcat Ajrore të Izraelit kontrollojnë qiellin mbi Terehan.
“Forcat Ajrore Izraelite kontrollojnë qiellin mbi Teheran. Ne po godasim objektivat e regjimit — ndryshe nga regjimi kriminal i Iranit, i cili synon civilët”, tha Netanyahu, duke folur në Bazën Ajrore Tel Nof të hënën.
”Jemi në rrugë për të arritur dy objektivat tona: Eliminimin e kërcënimit bërthamor dhe eliminimin e kërcënimit me raketa”, u shpreh ai.
Tutje gjithashtu lëshoi një paralajmërim të drejtpërdrejtë për qytetarët e Teheranit, duke i këshilluar të largohen nga kryeqyteti iranian.
”Ne kemi filluar veprimet. Ne u themi qytetarëve të Teheranit: ‘Evakuohuni’”shtoi ai.