16 Qershori është dita e 167 e vitit, deri në fund të vitit janë edhe 198 ditë.
363 – Perandori romak Julian u vë flakën anijeve të furnizimit në lumin Tigër për të mos i lënë të bien në duart e persianëve, ndërsa trupat e tij kishin filluar tërheqjen. Julian ishte perandor nga viti 361-363. Ai u bë Cezar i krahinave perëndimore të perandorisë me urdhër të Konstandinit të madh në vitin 355. Gjatë kësaj periudhe zhvilloi me sukses fushata kundër fiseve alamane dhe franke. Në vitin 360 në Lutetia (sot Paris), Juliani u shpall Augustus nga legjionet e tij – kjo e zemëroi Konstandinin dhe situata po shkallëzohej drejt një lufte civile. Papritur Konstandini vdiq, dhe Julian, si pasardhësi i tij i ligjshëm u bë perandor (Julian ishte nipi i Konstandinit të madh). Gjatë kohës si perandor, Juliani e refuzoi krishtërimin; ai rihapi tempujt paganë, rikthye pronat e tyre dhe priftërinjtë e dëbuar Kjo i dha atij emrin ‘Julian femohuesi’. Flavius Claudius Julianus, lindur më 332, gjithashtu, ishte perandori i fundit i dinastisë ilire Konstantiniane, dinastia e parë e krishterë e Perandorisë romake. Juliani vdiq gjatë betejës së Ktesifonit në Persi më 363.
1567 – Mary, mbretëresha e skocezëve, burgoset në Kështjellën e Lochleven.
1779 – Duke i dalë në ndihmë SHBA-së, Spanja i shpall luftë Anglisë.
1784 – Holanda ndalon veshjet portokalli.
1816 – Lord Bajroni u lexon Fantasmagorinë katër të ftuarve të tij në Vilën Diodati, afër liqenit Gjeneva, ku banonte. Miqtë e ftuar ishin Percy Shelley, Mary Shelley, Claire Clairmont, dhe John Polidori. Bajron i sfidon ata për të shkruar një histori me fantazmë; dhe gara kulmoi me Mary Shelleyn që shkroi romanin Frankenstein; ndjekur nga John Polidori me tregimin e shkurtër, Vampyre; dhe me vetë Bajronin, i cili shkroi poemën Darkness (Errësirë):
1858 – Në Springfield, Illinois, gjatë fushatës për në Kongres, Abraham Lincoln mban fjalimin e tij mbi ‘shtëpinë e përçarë’, ndërsa vendi ishte përfshirë në debate të ashpra lidhur me çështjen e skllavërisë: “Një shtëpi e përçarë në vetvete nuk mund të qëndrojë..nuk mund të durojë, përgjithmonë, gjysmë rob dhe gjysmë e lirë. Nuk pres që Bashkimi të shpërbëhet – nuk pres që shtëpia të bjerë – por shpresoj se do të pushojë të jetë e ndarë. Kjo shtëpi ose do të bëhet një e vetme ose çdo gjë tjetër…”
1881 – Austro-Hungaria dhe Serbia nënshkruajnë marrëveshje ushtarake.
1904 – Shkrimtari irlandez James Joyce fillon marrëdhënie me Nora Barnacle dhe më pas shkrimtari do ta përdorë këtë datë në romanin e tij, Ulysses (ngjarjet e romanit zhvillohen me 16 qershor me protagonistin Leopold Bloom). Ndërsa në Dublin, Norah u takua me Xhejmsin më 10 qershor 1904, vetëm më 16 qershor vendosën lidhjen e tyre të parë romantike. Kjo datë tradicionalisht festohet në mbarë botën si Bloomsday. Takimi i 16 qershorit 1904 përfundimisht çoi në martesë në vitin 1931 dhe pa ndërprerje deri në vdekjen e Xhojsit. Në Bloomsday 1982, viti njëqindvjeçar i lindjes së Xhojsit, një stacion radioje irlandeze transmetoi pa ndërprerje për 30-orë të gjithë tekstin e Uliksit në formë dramatizimi.
1913 – Parlamenti i Afrikës së Jugut ua ndalon me ligj zezakëve të jenë pronarë të tokave.
1935 – Kongresi amerikan miraton “Marrëveshjen e re” të presidentit Federick Delano Roosevelt.
1940 – Një qeveri komuniste u instalua nga sovjetikët në Lituani.
1944 – Në moshën 14 vjeçare, Xhorxh Junuis Stinney bëhet personi më i ri që ekzekutohet në Shtetet e Bashkuara në shekullin e 20. Stinney, afrikano-amerikan nga Karolina e Jugut, u dënua për vrasjen e dy vajzave të bardha 8 dhe 11 vjeçare; asnjë provë fizike nuk ekzistonte; prova e vetme kundër Stinneyt ishte fakti se vajzat kishin folur me të dhe motrën e tij pak kohë para vrasjes së tyre, si dhe dëshmia e tre policive të bardhë, në një gjykim që zgjati më pak se 2 orë. Stinney u ekzekutua me karrige elektrike. Çështja Stinney, dhe procesi gjyqësor që çoi në ekzekutimin e tij janë cilësuar si “jashtëzakonisht të dyshimta dhe dështim i plotë i drejtësisë”.
1955 – Papa Piu XII shkishëron presidentin argjentinas Juan Peron.
1957 – Franca ndërmerr ofensivë të madhe ushtarake në Algjeri.
1958 – Imre Nagy, Pal Maleter dhe udhëheqës të tjerë të kryengritjes anti-komuniste hungareze të vitit 1956 ekzekutohen.
1973 – Leonid Brezhnev viziton SHBA-në.
1981 – Presidenti amerikan Ronald Reagan nderon me Medaljen e Artë të Kongresit, ish-ambasadorin e Kanadasë në Iran, Ken Taylor, për ndihmën që u dha 6 amerikanëve për të ikur nga Irani gjatë krizës së pengjeve të 1979-1981; Ken Taylor është shtetasi i parë i huaj i nderuar me këtë medalje amerikane.
1989 – Revolucionet e vitit 1989: Imre Nagy, ish-kryeministri hungarez, rivarroset në Budapest pas rënies së komunizmit në Hungari
1995 – Kryhet një masakër e madhe në Algjeri, ku vriten me dhjetëra persona.
Lindje
1612 – Murati IV, sulltan osman
1723 – Adam Smith, babai i Ekonomise Politike.
1858 – Gustav V, mbret suedez 1907 – 1950
1863 – Paul Vidal, kompozitor francez
1867 – Konstantin D. Balmont, shkrimtar sovjet
1890 – Sten Lorel, aktori i famshëm komik britanik, dhe gjysma e dyshës së famshme Laurel-Hardi
1890 – Stan Laurel, aktor anglez
1938 – Kemal Coco, letrar dhe gazetar boshnjak
1948 – Ivo Komšić, politikan boshnjako-kroat
1952 – Gino Vannelli, kengëtar kanadez
1978 – Daniel Brühl, aktor gjerman
1980 – Sibel Kekilli, aktore gjermane me prjardhje turke