• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Saturday, 27 December, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Shëndeti Këshilla

Doni të merrni një akuarium me peshq në shtëpi? Këto gabime duhet t’i shmangni patjetër

J G nga J G
15 June 2025
në Këshilla
0 0
0
Doni të merrni një akuarium me peshq në shtëpi? Këto gabime duhet t’i shmangni patjetër
0
SHPERNDARJE
33
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Ka shumë njerëz që në shtëpi duan të mbajnë qen apo mace, por ka edhe nga ata që pëlqejnë të kenë një akuarium të vogël me peshq shumëngjyrësh. Në rast se mendoni të mbani një peshk me ngjyra në një akuarium të vogël të rrumbullakët, gaboni rëndë. Gabimi i parë i njerëzve në mbajtjen e peshqve në akuarium është përzgjedhja e një akuariumi tepër të vogël, në mënyrë që ta kenë më të lehtë për ta mirëmbajtur, por ndodh e kundërta: sa më i madh të jetë akuariumi, aq më e lehtë është të mirëmbahet.

Peshku i kuq që merret zakonisht është peshk i ujërave të ftohta, disi rustik e që mund të jetojë deri në 20 vjet në kushte të mira, por ka nevojë për hapësirë dhe oksigjen. Kjo gjë vlen për shumicën e specieve të peshqve.

Nevojat e peshqve duhet të jenë mbi gjithçka tjetër

Akuariumet në formë drejtkëndëshi që mbajnë të paktën rreth 100 litra ujë, në rast se keni shumë specie peshqish dhe që kanë një sipërfaqe të madhe uji në kontakt me ajrin, janë akuariumet që rekomandohen më shumë. Në përgjithësi, mjafton që të ndërrohet nga 10 deri në 20% të ujit çdo javë (ndonjëherë çdo dy javë me disa specie, gjë për të cilën është mirë të informoheni kur të blini peshqit) dhe gjithçka është në rregull. Është mirë të zgjidhni peshq që vijnë nga e njëjta zonë sepse në këtë mënyrë jeni të siguruar që ata kanë të njëjtat nevoja (për kripën, temperaturën e ujit, etj.).

Përsa i përket materialit, vetëm speciet e peshqve tropikalë kanë nevojë për ngrohje në mënyrë që uji të mbahet në temperaturë nga 26 deri në 28°C, ndërsa një filtër, një pompë ajri dhe ndriçimi janë të domosdoshme për të gjithë peshqit. Pompa e ajrit dhe filtri i ujit duhet të mbahen vazhdimisht në funksionim. Në rast se nuk ndodheni për disa ditë në shtëpi, dikush duhet të kontrollojë nëse ka probleme me energjinë elektrike. Mos harroni zallin, gurët, dekorin dhe bimët, të cilat duhet të jenë në përputhje me nevojat e peshqve e që ndihmojnë për mirë-oksigjenimin e akuariumit e u krijojnë peshqve vende për t’u fshehur. Disa bimë kanë nevojë për pleh dhe prerje, kështu që ju duhet të luani edhe rolin e “kopshtarit” në mënyrë që peshqit tuaj të kenë kushte sa më të mira gjatë gjithë vitit.

Tre gabime që nuk duhen bërë

Nuk duhet të pastroni gjithçka në të njëjtën kohë: ujin, dekorin, filtrat, etj. Për shembull, filtri i ujit, i cili duhet të pastrohet rreth një herë në muaj, nuk duhet të pastrohet në të njëjtën kohë me ndërrimin e ujit sepse peshqit, të cilët janë shumë të ndjeshëm ndaj ndryshimeve të mjedisit ku jetojnë, do ta kishin të vështirë ta duronin. Po për këtë arsye, merruni me dekorin dhe bimët midis dy veprimeve të pastrimit.

Nuk duhet të spërkatni dhomën ku mbahet akuariumi me produkte kundër pleshtave të qenit apo maces, pa e mbrojtur akuariumin. Produktet që përdoren për të eliminuar larvat e pleshtave në ambient janë toksike për peshqit.

Nuk duhet të vini gurët e porsa mbledhur në det direkt në akuarium: ata në fillim duhet të fshihen dhe sidomos të siguroheni që janë të përshtatshëm për ambientin ku jetojnë peshqit.

Tags: Akuarim
Postimi i mëparshëm

“Gruaja shkencërisht më e bukur" - në vend të parë aktualisht aktorja e njohur

Postimi tjetër

Më 26 qershor hapet afati për dorëzimin e listave me kandidatë, KQZ: Do të verifikohen të gjithë

Të ngjajshme Postime

Tri gjëra që do t’i ndodhin trupit tuaj nëse hiqni dorë nga ëmbëlsirat
Këshilla

Tri gjëra që do t’i ndodhin trupit tuaj nëse hiqni dorë nga ëmbëlsirat

10 December 2025
Humor i keq në fund të vjeshtës? Ja ushqimet që ju vijnë në ndihmë
Këshilla

Humor i keq në fund të vjeshtës? Ja ushqimet që ju vijnë në ndihmë

23 November 2025
Lufta me osteoporozën, 6 shenjat dalluese të saj
Këshilla

Lufta me osteoporozën, 6 shenjat dalluese të saj

19 November 2025
Kungulli si një produkt kozmetik, efektet mahnitëse për lëkurën
Këshilla

Kungulli si një produkt kozmetik, efektet mahnitëse për lëkurën

18 November 2025
Jeni pa energji dhe ndieni lodhje gjithë ditën? Ja ushqimet që mungojnë në dietën tuaj
Këshilla

Jeni pa energji dhe ndieni lodhje gjithë ditën? Ja ushqimet që mungojnë në dietën tuaj

14 November 2025
Çfarë do të thotë trupi kur është i lodhur gjithmonë? Shenjat që nuk duhen injoruar
Këshilla

Çfarë do të thotë trupi kur është i lodhur gjithmonë? Shenjat që nuk duhen injoruar

11 November 2025
Postimi tjetër
Më 26 qershor hapet afati për dorëzimin e listave me kandidatë, KQZ: Do të verifikohen të gjithë

Më 26 qershor hapet afati për dorëzimin e listave me kandidatë, KQZ: Do të verifikohen të gjithë

Lajmet e fundit

Leonora Jakupi publikon këngën “A je Gjallë”

Leonora Jakupi publikon këngën “A je Gjallë”

27 December 2025
“Nëse premtimi kryesor është rritja e pagave, po flasim të gjithë njejtë – Kur flasim për energji e për NATO po flasim për mirëqenie”, Ardian Gjini

“Nëse premtimi kryesor është rritja e pagave, po flasim të gjithë njejtë – Kur flasim për energji e për NATO po flasim për mirëqenie”, Ardian Gjini

26 December 2025
Astronomja kosovare Pranvera Hyseni kap pamje spektakolare të Hënës nga teleskopi i NASA-s

Astronomja kosovare Pranvera Hyseni kap pamje spektakolare të Hënës nga teleskopi i NASA-s

26 December 2025
Përditësohen të dhënat, kaq po zgjasin pritjet në pikat kufitare për të hyrë në Kosovë

Përditësohen të dhënat, kaq po zgjasin pritjet në pikat kufitare për të hyrë në Kosovë

26 December 2025
Abdixhiku pas përmbylljes së fushatës: Kjo është LDK që kemi ëndërruar gjithherë, të fortë në vullnet e të bashkuar në qëllim

Abdixhiku pas përmbylljes së fushatës: Kjo është LDK që kemi ëndërruar gjithherë, të fortë në vullnet e të bashkuar në qëllim

26 December 2025
“A ju dhimt krimineli?”, Vasfije Krasniqi Goodman pas dënimit me 10 vjet burgim për Trajkovi

“A ju dhimt krimineli?”, Vasfije Krasniqi Goodman pas dënimit me 10 vjet burgim për Trajkovi

26 December 2025
Alba vazhdon spërkatjet me ujë, eskalon Benita: Lagmë, në fytyrë dua

Alba vazhdon spërkatjet me ujë, eskalon Benita: Lagmë, në fytyrë dua

26 December 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu