• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Friday, 17 October, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Bota

Numri i viktimave nga rrëzimi i avionit në Indi rritet në 270, teksa kërkimet vazhdojnë

J G nga J G
14 June 2025
në Bota
0 0
0
Numri i viktimave nga rrëzimi i avionit në Indi rritet në 270, teksa kërkimet vazhdojnë
0
SHPERNDARJE
4
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Ekipe shpëtimi i kanë vazhduar kërkimet në vendin e njërës prej fatkeqësive më të mëdha ajrore në Indi për të tretën ditë radhazi, pasi avioni i kompanisë Air India u rrëzua dhe la të vdekur të paktën 270 njerëz në shtetin Gujarat, thanë zyrtarët të shtunën.

Avioni Boeing 787 – që po fluturonte për në Londër – e goditi një konvikt të një kolegji mjekësor në një zonë banimi në qytetin veriperëndimor të Ahmedabadit, pak minuta pasi u ngrit në ajër të enjten, duke i vrarë 241 njerëz në bord dhe të paktën 29 të tjerë në tokë.

Një udhëtar mbijetoi.Ekipet, që punuan deri në orët e vona të premten, gjetën të paktën edhe 25 trupa nën rrënoja, sipas zyrtarëve.

Mjeku Dhaval Gameti nga Spitali Civil në Ahmedabad i tha Associated Press se spitali i ka pranuar 270 trupa, duke shtuar se pasagjeri i vetëm që mbijetoi është ende nën vëzhgim për shkak të plagëve që ka marrë.“Ai po përmirësohet shpejt dhe pritet të dalë nga spitali së shpejti”, tha Gameti të shtunën.

Qindra të afërm të viktimave kanë dhënë mostra ADN-je në spital. Shumica e trupave ishin të djegur ose të gjymtuar, duke e bërë pothuajse të pamundur identifikimin e tyre.Disa të afërm shprehën zhgënjim të shtunën për vonesat në identifikimin e viktimave. Autoritetet thanë se zakonisht nevojiten deri në 72 orë për ta përfunduar përputhjen e ADN-së dhe se po përshpejtojnë procedurat.

“Ku janë fëmijët e mi? A i keni gjetur?” pyeti Rafiq Abdullah, reja dhe dy nipërit e të cilit ndodheshin në avion. “Do të më duhet të bëj pyetje. Qeveria nuk po jep përgjigje”.Një i afërm tjetër kërkoi me ngulm nga stafi i spitalit kur do t’iu dorëzohej trupi i familjarit për ceremoninë mortore.

“Na jepni trupin”, kërkoi ai.Përveç hetimeve zyrtare, Qeveria indiane tha se ka formuar një komitet të nivelit të lartë dhe me përbërje shumëdisiplinore për të shqyrtuar shkaqet që çuan në rrëzimin e avionit.

Komiteti do të fokusohet në hartimin e procedurave për të parandaluar dhe përballuar emergjencat ajrore në të ardhmen dhe “nuk do të zëvendësojë hetimet e tjera që po kryhen nga organizatat përkatëse”, thuhet në një deklaratë të Ministrisë së Aviacionit Civil.Hetuesit të premten gjetën regjistruesin digjital të të dhënave të fluturimit të avionit, ose të ashtuquajturën “kuti e zezë”, e cila u gjet mbi një çati pranë vendit të aksidentit dhe pritet të ndihmojë për të zbuluar shkaqet e aksidentit, shkruan REL.

Byroja Indiane për Hetimin e Aksidenteve Ajrore tha se ka nisur punën me “fuqi të plotë” për të nxjerrë të dhënat.

 

Tags: India
Postimi i mëparshëm

Zgjedhjet lokale, Çitaku: PDK është gati për fitore

Postimi tjetër

Distria në gjysmëfinale të Botërorit

Të ngjajshme Postime

Çfarë dihet për Forcën Ndërkombëtare të Stabilizimit të Trumpit në Gaza?
Bota

Çfarë dihet për Forcën Ndërkombëtare të Stabilizimit të Trumpit në Gaza?

16 October 2025
Dokumenti do të publikohet të enjten – zbulohen detaje rreth ‘murit të dronëve’ që BE planifikon ta ketë funksional kundër Rusisë
Bota

Dokumenti do të publikohet të enjten – zbulohen detaje rreth ‘murit të dronëve’ që BE planifikon ta ketë funksional kundër Rusisë

16 October 2025
Partia pro-evropiane e Moldavisë kryeson në rezultatet e zgjedhjeve
Bota

Partia pro-evropiane e Moldavisë kryeson në rezultatet e zgjedhjeve

28 September 2025
FBI shkarkon agjentët që u gjunjëzuan gjatë protestës për George Floyd
Bota

FBI shkarkon agjentët që u gjunjëzuan gjatë protestës për George Floyd

28 September 2025
Në përgjigje të ndërhyrjeve ruse, Polonia mbyll hapësirën ajrore
Bota

Në përgjigje të ndërhyrjeve ruse, Polonia mbyll hapësirën ajrore

28 September 2025
Rusia sulmon Ukrainën me breshëri raketash dhe dronësh
Bota

Rusia sulmon Ukrainën me breshëri raketash dhe dronësh

28 September 2025
Postimi tjetër
Distria në gjysmëfinale të Botërorit

Distria në gjysmëfinale të Botërorit

Lajmet e fundit

Djali i Jakup Krasniqit: Qeveria në largim nuk po bën asgjë më shumë se detyrën ligjore që i takon

Djali i Jakup Krasniqit: Qeveria në largim nuk po bën asgjë më shumë se detyrën ligjore që i takon

16 October 2025
Shqipëri, Gjykata e Lart nuk pranon rekursin, Ilir Meta mbetet në qeli

Shqipëri, Gjykata e Lart nuk pranon rekursin, Ilir Meta mbetet në qeli

16 October 2025
Man Utd dëshiron ta rikthejë pas tri vitesh lojtarin që Ten Hag e largoi nga ekipi

Man Utd dëshiron ta rikthejë pas tri vitesh lojtarin që Ten Hag e largoi nga ekipi

16 October 2025
Shqipe Selimi del me deklaratë ndaras nga VV: Le të protestohet kundër padrejtësisë në Tiranë

Shqipe Selimi del me deklaratë ndaras nga VV: Le të protestohet kundër padrejtësisë në Tiranë

16 October 2025
Protesta e 17 tetorit në Tiranë: Rruga e Kombit pa pagesë për 24-orë

Protesta e 17 tetorit në Tiranë: Rruga e Kombit pa pagesë për 24-orë

16 October 2025
Hasani kundërshton Krasniqin: VV-ja s’e ka votuar Lladrovcin, Memli e edhe të tjerët duhet të japin dorëheqje

Hasani kundërshton Krasniqin: VV-ja s’e ka votuar Lladrovcin, Memli e edhe të tjerët duhet të japin dorëheqje

16 October 2025
Emilija Rexhepi: Do e votojmë qeverinë ‘’Kurti’’, por nuk e di a formohet

Emilija Rexhepi: Do e votojmë qeverinë ‘’Kurti’’, por nuk e di a formohet

16 October 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu