Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Iranit, Massoud Pezeshkian.
Macron në bisedën me Pezeshkian i kërkoi fillimisht lirimin e dy francezëve që po mbahen peng nga regjimi iranian, shkruan lajmi.net
Tutje, lideri i Francës i kërkoi presidentit iranian që të kthehet shpejt në tryezën e negociatave për të arritur një marrëveshje mbi programin bërthamor të Iranit.
Postimi i plotë i Emmanuel Macron:
Sapo fola me Presidentin iranian Massoud Pezeshkian.
Mesazhi im i parë ishte të kërkoja lirimin e menjëhershëm të bashkatdhetarëve tanë, Cécile Kohler dhe Jacques Paris, të cilët janë mbajtur peng nga regjimi iranian në kushte të papranueshme për më shumë se tre vjet.
Në dritën e rrezikut serioz të destabilizimit në të gjithë rajonin, bëra thirrje që objektet tona diplomatike dhe shtetasit në Iran dhe në rajonin e gjerë të mos jenë në shënjestër në asnjë rrethanë. Gjithashtu bëra thirrje për përmbajtje maksimale për të shmangur përshkallëzimin.
Programi bërthamor i Iranit është një shqetësim serioz dhe duhet të zgjidhet përmes negociatave.
Prandaj, e ftova presidentin Pezeshkian të kthehet shpejt në tryezën e negociatave për të arritur një marrëveshje – e vetmja rrugë e qëndrueshme për de-përshkallëzim.
Ne jemi të gatshëm të kontribuojmë dhe të mobilizojmë të gjitha përpjekjet tona për të arritur këtë qëllim.