• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Thursday, 16 October, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Kulturë Libri

Helena Kadare: “Do ta shkruaj një libër për Gjakovën”!

J G nga J G
14 June 2025
në Libri
0 0
0
Helena Kadare: “Do ta shkruaj një libër për Gjakovën”!
0
SHPERNDARJE
51
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Shkruan: Blerim Valla

Kështu ka thënë shkrimtarja dhe bashkëshortja e të madhit Ismail Kadare, Helena, pasi ka vizituar për dy ditë qytetin e Gjakovës, dhe ku është mahnitur me trashëgëminë e pasur kulturore, me historinë, me të folmen e bukur unike të gëgërishtes letrare të Gjakovës, për ushqimin, për bukurinë dhe intelektualizmin e femrave të Gjakovës. Por edhe tejet e prekur me çka kishte parë e dëgjuar për dy ditë, rreth gjenocidit e urbicidit që kishte ndodhur në Gjakovë gjatë luftës së fundit nga ushtria e paramilitarët serbo-malazezë. Dhe të gjitha këto janë arsye që siç u shpreh znj. Kadare se “Do ta shkruaj një libër për Gjakovën”! “Pasi me qytetin e Gjakovës më lidh diçka që as vet nuk di ta them. Kam udhëtuar shumë, kam qenë në shumë takime, por nuk e di pse, me këtë qytet, më lidh diçka që as vet nuk di ta them, dhe ta shpjegoj pse, po ndoshta është historia e kultura. Pasi ky qytet me kaq kulturë me kaq tradita, dhe kaq i vuajtur. Vazhdimisht kam ndjekur ato tmerre që kanë kaluar Kosova sigurish, por në veqanti Gjakova”, ka thënë Helena Kadare, gjatë tribunës së hapur.

Ardhja e saj në Gjakovë ishte paraparë më herët, para disa viteve kur i shoqi i saj kolosi i letrave shqipe Ismaili ishte gjallë (dhe ishte vendimi i ROTARY CLUB “Gjakova” për ta shpallur anëtare nderi znj. Kadare) që tek tani ajo të vinte në Gjakovë, tani pas një viti nga vdekja e të shoqit.

Me këtë rast u mbajt një takim i hapur me lexuesit e saj dhe me prani të numrit të madh të publikut, vërtetë një ngjarje e veçantë kulturore e letrare në Gjakovë, e titulluar “Zëri i heshtur i letërsisë dhe i kujtesës shqiptare”. E ku u fol për kontributin e saj si shkrimtare, përkthyese dhe redaktore, duke nisur nga novela e saj e parë “Shuaje dritën Vera”, botuar në vitin 1966, për të vijuar më tej me romanet: “Një lindje e vështirë” (1970); “Nusja dhe shtetrrethimi” (1978); “Bashkëshortët” (1981); “Një grua në Tiranë” (1994); “Zëri i njeriut të humbur” (1994) dhe “Kohë e pamjaftueshme” (2011). Krahas krijimtarisë së saj, edhe përkthimet e disa veprave të Isaac Bashevis Singer, Yasushi Inoue, Junichiro Tanizaki, Anna G. Dostoevskaâ, Christopher Andersen etj.

Kjo mbrëmje u realizuar me ide të profesoreshës Teuta Lama – Hoda. Kurse i organizator ishin Shoqata e Intelektualëve “JAKOVA” në krye me Prof. Dr. Ruzhdi Sefa në bashkëpunim edhe me ROTARY CLUB- in “Gjakova” në krye me dr. Agron Abrashin, mjekun, filantropin e humanistin e njohur gjakovar që jeton e punon në Zvicër, dhe i cili edhe bëri të mundur dhe ka meritat më të mëdha për ardhjen e znj. Helena Kadare në Gjakovë.

Përndryshe ishte ky një bashkëbisedim me qytetarët e Gjakovës mbi letërsinë e në veçanti për romanet e saja, pastaj për rolin e gruas në shoqëri dhe kujtesën e epokës së komunizmit në Shqipëri, meqë rast znj. Kadare ndau përvojat e saja personale mbi krijimtarinë e saj dhe të shoqit Ismail Kadare , për heshtjen dhe sfidat e jetës së saj si grua dhe autore. Për ikjen e çiftet në Francë, për jetën e tyre në Paris dhe kthimin e tyre pas shumë vitesh prap në atdhe.

Në këtë bashkëbisedim me pulikun gjakovar, të cilin e udhëhoqi me shumë finesë dhe profesionalizëm prof. Teuta Lama – Hoda, fillimisht prof. dr. Ruzhdi Sefa, kryetar i Shoqatës së Intelektualëve “Jakova” ndau mirënjohje për shkrimtaren me motivacionin që ka lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë e letërisë shqipe. “Mirënjohje për zonjën Helena Kadare, për zërin e saj të qetë por të fuqishëm që ka lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë e letërisë shqipe, dhe për dritën që i ka dhënë Tiranës, kujtesës dhe shpirtit të kulturës sonë”, ka thënë prof.Sefa.

Poashtu u ndan edhe shumë dhurata për H. Kadare si ajo nga shkrimtarja e veprimtarja e njohur Mevlyde Mezini- Saraçi dhe një pikturë nga piktori i ri i talentuar Liridon Zeqa, etj.

Para bashkëbisedimit u lexuan citate nga librat e z. Helena, përcjellur me flautë dhe piano nga disa nxënës e profesoresha të shkollës së muzikës në Gjakovë.

Kurse prof. Lama – Hoda udhëheqëse dhe ndër organizatoret e kësaj mbrëmjeje artistiko – letrare mes tjerash ka thënë se ndihet e nderuar që po bashkëbisedon me shkrimtaren e gruan e të madhit Ismail Kadare! “Jeni gruaja e parë që botoi roman në Shqipëri, pas luftës. “Jeta juaj znj. Kadare me Ismailin, sfidat e përditshme, durimi, dashuria për fjalën, janë histori që na frymëzojnë dhe që na mësojnë se sa shumë mund të bësh edhe kur rrethanat nuk janë lehtësuese”, ka thënë mes tjerash prof.Lama-Hoda.

Publikut iu shtua kurreshtja kur Helena Kadare duke iu përgjigjur pyetjeve të të pranishmëve ka zbuluar se pas vdekjes ë të shoqit ka gjetur një ditar personal të tij të viteve të rinisë, por siç tha ajo, aty ka rrëfime tejet personale që nuk mendon se duhet botuar!

Helena Kadare ishte ende gjimnaziste atëherë kur botoi në gazetën “Zëri i Rinisë” tregimin, i cili do të ishte fill i padukshëm i fatit me të cilin do të lidhej jeta e saj dhe Ismail Kadaresë, një prej yjeve të rinj të letërsisë shqipe atëbotë. Nuk e kishte menduar kurrë që një përgjigje e tij do të ndryshonte gjithçka!

Shumë shpejt Helena Kadare la pas “rolin” e lexueses dhe veshi mantelin e personazhit të historisë së saj të dashurisë, e cila vazhdon t’i dhurojë të njëjtat emocione edhe pas vdekjes së bashkëshortit.

Një jetë e mbushur me dashuri idilike përkrah njeriut që i dha gjithçka, frymëzim për të shkruar dhe për të jetuar.

Shkrimtari i madh shqiptar Ismail Kadare është ndarë nga jeta vjet më 2024.në moshën 88-vjeçare. Ai ka patur një histori të bukur dashurie me Helena Kadare, me të cilën ka dhe dy vajza.

Ndryshe në historinë e letërsisë shqipe Helena Kadare hyn tek femrat e para që botuan në një letërsi të dominuar nga burrat që në vitin 1970-të me romanin “Një lindje e vështirë”. “Një lindje e vështirë” është romani i parë i publikuar nga një grua në Shqipëri. Kurse “Një grua nga Tirana”, është një nga romanet e saj më të lexuar. Më pas ajo rikthehet për lexuesin me romanin ““Bashkëshortët” në vitin 2002. Me një stil të veçantë rrëfimet e Helenës janë përshkruar nga një ndjeshmëri e hollë.

Ajo ka një kontribut e në fushën e përkthimeve. Vitet e fundit ajo botoi librin autobiografik “Kohë e pamjaftueshme” ku tregon jetën e saj përkrah shkrimtarit Ismail Kadare./InLajmi/

Tags: Gjakova
Postimi i mëparshëm

Çfarë ka ndodhur me 14 qershori ndër vite?!

Postimi tjetër

Sulmi izraelit në Teheran vret 60 persona, përfshirë 20 fëmijë dhe një foshnje 6 muajshe

Të ngjajshme Postime

Danimarka ndërmerr masa ligjore për të nxitur leximin tek të rinjtë
Libri

Danimarka ndërmerr masa ligjore për të nxitur leximin tek të rinjtë

21 August 2025
Muharrem Kurti pasues i shkollës së njohur letrare të Gjakovës! 
Libri

Muharrem Kurti pasues i shkollës së njohur letrare të Gjakovës!

2 August 2025
Nesër në Prizren , fillon festa e librit
Libri

Nesër në Prizren , fillon festa e librit

29 July 2025
Mevludin Hrniq rrëfen tmerrin e Srebrenicës: 80 ditë makth për të mbijetuar
Lajme

Mevludin Hrniq rrëfen tmerrin e Srebrenicës: 80 ditë makth për të mbijetuar

8 July 2025
Elena Ferrante, misteri i një gjeniu të padukshëm
Libri

Elena Ferrante, misteri i një gjeniu të padukshëm

3 July 2025
Promovohet libri “Vdekja ma fali Jetën“ i Jona Komonit
Libri

Promovohet libri “Vdekja ma fali Jetën“ i Jona Komonit

29 May 2025
Postimi tjetër
Sulmi izraelit në Teheran vret 60 persona, përfshirë 20 fëmijë dhe një foshnje 6 muajshe

Sulmi izraelit në Teheran vret 60 persona, përfshirë 20 fëmijë dhe një foshnje 6 muajshe

Lajmet e fundit

Si ndërtohet një lidhje e lumtur dhe e qëndrueshme?

Si ndërtohet një lidhje e lumtur dhe e qëndrueshme?

16 October 2025
Dokumenti do të publikohet të enjten – zbulohen detaje rreth ‘murit të dronëve’ që BE planifikon ta ketë funksional kundër Rusisë

Dokumenti do të publikohet të enjten – zbulohen detaje rreth ‘murit të dronëve’ që BE planifikon ta ketë funksional kundër Rusisë

16 October 2025
Franca nuk e grumbulloi, djali i Zinedine Zidane do të luajë në Botëror me kombëtaren afrikane

Franca nuk e grumbulloi, djali i Zinedine Zidane do të luajë në Botëror me kombëtaren afrikane

16 October 2025
Duka: Fitorja ndaj Serbisë, e paharrueshme – Kosova me potencial të madh

Duka: Fitorja ndaj Serbisë, e paharrueshme – Kosova me potencial të madh

16 October 2025
Daut Haradinaj: S’kisha dashtë as me e pasë emrin në listë ku është Fatmir Limaj

Daut Haradinaj: S’kisha dashtë as me e pasë emrin në listë ku është Fatmir Limaj

16 October 2025
Çfarë ka ndodhur më 3 mars ndër vite?

Çfarë ka ndodhur me 29 shtator ndër vite?!

29 September 2025
Kek me fruta të thata, i shijshëm dhe i butë si pambuk

Kek me fruta të thata, i shijshëm dhe i butë si pambuk

29 September 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu