Ushtria izraelite ka deklaruar se është gati të rifillojë sulmet ndaj objektivave në kryeqytetin e Iranit, Teheran,
Kështu kanë deklaruar sot kreu i Forcave të Mbrojtjes së Izraelit (IDF), Eyal Zamir dhe shefi i Forcave Ajrore, Tomer Bar, shkruan CNN.
“IDF po vepron sipas planeve të saj operacionale dhe avionët luftarakë të IAF (Forcave Ajrore të Izraelit) janë gati të rifillojnë sulmet ndaj objektivave në Teheran”, kanë deklaruar ata.