Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot rreth orës 14:15 në Kaçanik saktësisht në afërsi të “Varrezave të Dëshmorëve”, ku një traktor është rrokullisur disa metra nga rruga e fshatit Stagovë dhe ka rënë poshtë në rrugën magjistrale Kaçanik-Han i Elezit.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli ka thënë për lajmi.net se sapo kanë marrë informacione kanë dal në vendngjarje ku edhe është gjetur një person i shtrirë në tokë dhe në gjendje të rëndë shëndetësore.
Vdekja e tij është konfirmuar nga ekipi mjekësor.
Hetimet për rastin po vazhdojnë.
“Ju njoftojmë se më datë 11.06.2025, rreth orës 14:15, kemi pranuar informatën për një aksident të rëndë trafiku në afërsi të “Varrezave të Dëshmorëve” në Kaçanik. Menjëherë pas pranimit të informacionit, patrullat policore janë nisur në drejtim të vendit të ngjarjes dhe është kërkuar ndihma emergjente, pasi në vendin e aksidentit është gjetur një person i shtrirë në tokë dhe në gjendje të rëndë shëndetësore. Pas mbërritjes së ekipit mjekësor të urgjencës, është konfirmuar se personi nuk kishte shenja jete. Në lidhje me rastin është njoftuar njësia rajonale e trafikut për procedurat e mëtejme. Në rrethana ende të pasqarauara , dyshohet se traktori është rrokullisur disa metra nga rruga e fshatit Stagovë dhe ka përfunduar poshtë në rrugën magjistrale Kaçanik-Hani Elezit . Hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar”, ka thënë Veseli për lajmi.net.