Deputeti i LDK-së Arben Gashi para vazhdimit të sotëm të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, tha se nuk ka sinjale për ndonjë ndryshim, raporton E.O.
“Nuk ka sinjale për ndonjë ndryshim, por besoj që ka ardhur koha të gjendet zgjidhje dhe është kaluar kohë përtej të arsyeshmes dhe klasa politike në Kosovë duhet ta gjejë zgjidhjen. LDK ka ofruar një zgjidhje, nëse është e papranueshme për partinë që ka dalë e para, atëherë le të bëjë veprimet e duhura, sepse ka obligim me të drejtën që e ka fituar duke dalë partia e parë, ka lind obligimi që të themelojë institucionet e kuvendit. Kur lind një e drejtë lind edhe një detyrim me automatizëm”, tha Gashi.