Në rrugën “Besa-Besë” në Fushë-Kosovë, një person është gjetur pa shenja jete në banesën e tij.
Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Sipas saj, viktima është mashkull dhe se vdekja e tij është konstatuar në vendin e ngjarjes nga ekipi emergjent.
Ndërkaq, bëhet e ditur se policia në koordinim me prokurorinë kanë nisur hetimin e rrethanave që karakterizojnë rastin.
Klankosova.tv mëson se viktima është mashkull i vitit të lindjes 1957.