Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka shprehur skepticizëm për vazhdimin e seancës së sotme parlamentare, duke thënë se nuk pret ndonjë rezultat konkret,.
“Presim të përsëritet i njëjti skenar. Seanca të mos zgjasë më shumë se gjysmë ore dhe të kthehemi në shtëpi. Nuk është i drejtë ky bllokim që po bën Kurti,” tha ajo, raporton E.O

Kadrijaj ka kërkuar që Vetëvendosje të ketë afat të përcaktuar për propozimin e kandidates për president, duke theksuar se nuk duhet të lejohet një proces pa kufi kohor.