• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Friday, 6 June, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina KRYESORE

PDK miraton Deklaratën Politike me 5 pika: Kërkon zhbllokim institucional dhe rikthim të funksionimit demokratik

J G nga J G
4 June 2025
në KRYESORE
0 0
0
PDK miraton Deklaratën Politike me 5 pika: Kërkon zhbllokim institucional dhe rikthim të funksionimit demokratik
0
SHPERNDARJE
8
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Partia Demokratike e Kosovës, në mbledhjen e sotme të Këshillit Drejtues, ka miratuar një deklaratë politike prej pesë pikave, që pasqyron qëndrimin e saj zyrtar për zhvillimet më të fundit në vend.

PDK riafirmon misionin e saj si forcë shtetformuese dhe shtetndërtuese, e përkushtuar gjithmonë ndaj interesit publik dhe qytetarëve të Republikës së Kosovës.

PDK shpreh shqetësim të thellë për bllokadën aktuale institucionale që po e zvarritë themelimin e institucioneve të reja, më shumë se 100 ditë pas mbajtjes së zgjedhjeve.

Bllokada nga koalicioni fitues ka shkaktuar pasiguri politike dhe dëm të madh për interesin qytetar. Në frymë përgjegjësie dhe konstruktiviteti, PDK ka propozuar zgjidhje konkrete për zhbllokimin e situatës.

Deklarata e plotë:

Deklaratë Politike e Këshillit Drejtues të Partisë Demokratike të Kosovës

Prishtinë, 4 qershor 2025

Në mbledhjen e sotme të Këshillit Drejtues të Partisë Demokratike të Kosovës u diskutua dhe u miratua kjo deklaratë politike që pasqyron qëndrimin zyrtar të PDK-së lidhur me zhvillimet më të fundit politike dhe shtetërore në vend. Partia Demokratike e Kosovës riafirmon identitetin dhe misionin e saj si forcë shtetformuese dhe shtetndërtuese, që me përkushtim të lartë institucional dhe kombëtar vepron gjithmonë në shërbim të interesit publik dhe qytetarëve të Republikës së Kosovës, sidomos në momentet më sfiduese për vendin, si ky që po kalojmë aktualisht.

Partia Demokratike e Kosovësmbetet e përkushtuar të jetë:

Faktor stabiliteti shtetëror,

Bartëse e një vizioni për të ardhmen, dhe

Zë i fuqishëm i çdo qytetari që kërkon zhvillim, dinjitet dhe një shtet me prosperitet.

1. Vlerësimi për zgjedhjet e 9 shkurtit

PDK shpreh mirënjohje të thellë për qytetarët e Kosovës për besimin e madh dhe mbështetjen e fuqishme në zgjedhjet e përgjithshme të 9 shkurtit. Njëkohësisht, falënderon me respekt të jashtëzakonshëm çdo aktivist, strukturë, zyrtar, kandidat/e për deputet/e dhe kandidatin për Kryeministër, Bedri Hamza, për angazhimin dhe përkushtimin e treguar. Rezultati i arritur, rreth 200 mijë vota, përfaqëson një rritje të ndjeshme elektorale. Ky besim i fuqishëm nga qytetarët është dëshmi e qartë se jemi në rrugën e duhur të rritjes dhe fuqizimit politik, dhe na obligon të ecim përpara me vendosmëri, përkushtim dhe përgjegjësi drejt misionit tonë për të ndërtuar një shtet të zhvilluar, demokratik dhe të drejtë. PDK ka qenë, është dhe po punon që të mbetet forcë kryesore politike në vend, me energji të reja dhe një vizion të qartë për të ardhmen.

2. Situata aktuale politike dhe bllokada institucionale

Fatkeqësisht, fitorja e demokracisë që qytetarët e Kosovës e realizuan më 9 shkurt, po zhbëhet në mbi 100 ditët pasuese nga bllokada e qëllimshme dhe mungesa e plotë e përgjegjësisë politike nga koalicioni që doli e para në zgjedhje. PDK shpreh shqetësimin e thellë për situatën aktuale dhe vonesat e pajustifikueshme në themelimin e institucioneve. Kjo bllokadë institucionale ka krijuar pasiguri politike, sociale dhe po dëmton rëndë interesin qytetar e shtetëror. Si parti shtetformuese, PDK edhe këtë herë ka vepruar në mënyrë konstruktive dhe të përgjegjshme për t’i kontribuuar zhbllokimit të kësaj situate, përmes hapave konkretë si:

Propozimit për ndryshimin e kandidatit për Kryetar të Kuvendit,

Takime me të gjithë akterët relevantë, në funksion të konstituimit të Kuvendit,

Propozimit për thirrjen e një takimi konsultativ nga Presidentja e Republikës me partitë kryesore shqiptare, takim që u mbajt më 15 maj, në funksion të konstituimit të Kuvendit.

PDK bën thirrje edhe një herë për reflektim të menjëhershëm dhe për përmbushje të përgjegjësive institucionale, veçanërisht ndaj koalicionit që ka dalë e para. Është urgjent konstituimi i Kuvendit dhe kalimi në afatet kushtetuese për formimin e Qeverisë së re.

3.Qeveria e re dhe prioritetet shtetërore

Në këtë moment të rëndësishëm për vendin, PDK thekson nevojën urgjente për një qeveri funksionale, që ofron zgjidhje reale për sfidat që po kalojnë qytetarët dhe shteti i Kosovës – posaçërisht me sektorin e energjisë. PDK, duke e llogaritur partinë që doli e para në zgjedhje si përgjegjëse për keq-qeverisje dhe stagnim shtetëror, rithekson përsëri se zgjidhja më optimale në këtë periudhë do të ishte formimi i një qeverie nga partitë që deri më 9 shkurt ishin në opozitë, një qeveri me përgjegjësi, profesionalizëm, vullnet për bashkëpunim dhe ide të qarta. Kjo Qeveri, ndër të tjera, do të realizonte një agjendë qeverisëse emergjente me prioritet:

Rimëkëmbjen ekonomike dhe përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve,

Forcimin e sigurisë, mbrojtjes dhe zhvillimit të infrastrukturës,

Bashkëpunimin e ngushtë me aleatët strategjikë, heqjen e masave ndëshkuese dhe integrimin euroatlantik të vendit.

4. Përgatitjet për Zgjedhjet Lokale

Si fituese e Zgjedhjeve Lokale të vitit 2021, Partia Demokratike e Kosovës hyn në ciklin e ri zgjedhor me synimin për të ruajtur dhe rritur më tej rezultatin e saj zgjedhor në nivel komunal. Me këtë qëllim, Këshilli Drejtues i Partisë Demokratike të Kosovës mandaton menjëherë Kryetarin dhe Kryesinë e partisë që të ndërmarrë të gjithë hapat e nevojshëm për përgatitjen e strukturave organizative për Zgjedhjet Lokale.

PDK do të angazhohet për të identifikuar dhe përzgjedhur kandidatët më të përgatitur dhe më përfaqësues për kryetarë komunash, në përputhje të plotë me kriteret partiake, ligjore dhe kushtetuese. Këta kandidatë do të jenë bartës të vizionit tonë për zhvillim lokal, qeverisje të mirë dhe shërbim cilësor ndaj qytetarëve, vlera të cilat janë dëshmuar gjatë katër viteve të fundit.

Objektivat strategjikë të PDK-së në këtë proces janë:

Rikonfirmimi i besimit në komunat që aktualisht qeverisen nga PDK,

Fitorja në komuna të tjera, përmes një oferte dhe vizioni të ri politik.

5. Zhvillimet në Dhomat e Specializuara në Hagë

PDK shpreh shqetësimin e thellë për vendimin e fundit të Dhomave të Specializuara në Hagë, të cilat refuzuan kërkesën për mbrojtje në liri të Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, pavarësisht se Prokuroria e ka përfunduar paraqitjen e provave dhe dëshmitarëve që në prill. Ky vendim përbën një shkelje të hapur të të drejtave themelore të njeriut, të garantuara nga Kushtetuta e Kosovës dhe Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Mbajtja e tyre, bashkë me ish-Presidentin Hashim Thaçi, në paraburgim, për më shumë se katër vjet e gjysmë, pa një vendim përfundimtar, jo vetëm që bie ndesh me parimet themelore të së drejtës, por përbën një trajtim të padrejtë dhe arbitrar, që nuk do të duhej të tolerohej në asnjë gjykatë me standarde demokratike. Kjo praktikë jo vetëm që cenon dinjitetin dhe të drejtat individuale të të akuzuarve, por minon besimin në drejtësinë ndërkombëtare dhe ngrit pyetje serioze mbi motivet dhe qasjen e këtij institucioni.

Në këtë fazë të procesit, mbrojtja në liri nuk duhet të shihet si privilegj, por si e drejtë themelore. PDK u bën thirrje Dhomave të Specializuara që të rishikojnë qasjen e tyre dhe të veprojnë në përputhje me legjislacionin e Kosovës, të drejtën ndërkombëtare, me parimet e drejtësisë dhe të barazisë, dhe të mos udhëhiqen nga perceptimet politike apo paragjykimet historike.

Tags: PDK
Postimi i mëparshëm

Mblidhet këshilli drejtues i PDK: Paralajmërohet se do të merren vendime të rëndësishme

Postimi tjetër

Haradinaj: VV i ka 5 vota të AAK-së nëse kandidat për kryetar Kuvendi është Konjufca, Bogujevci ose Shqipe Selimi

Të ngjajshme Postime

Kurti për Kurban Bajram: Të ndihmojmë ata që kanë më së shumti nevojë
KRYESORE

Kurti për Kurban Bajram: Të ndihmojmë ata që kanë më së shumti nevojë

6 June 2025
Tërnava: Kosova ka nevojë për më shumë fëmijë, nataliteti të jetë strategji kombëtare
KRYESORE

Tërnava: Kosova ka nevojë për më shumë fëmijë, nataliteti të jetë strategji kombëtare

6 June 2025
“Përparim Rama e ka të vështirë fitoren’’, Ahmeti për garën në kryeqytet: S’mundesh gjithë me thanë “s’më kanë lanë”
KRYESORE

“Përparim Rama e ka të vështirë fitoren’’, Ahmeti për garën në kryeqytet: S’mundesh gjithë me thanë “s’më kanë lanë”

5 June 2025
AUV kërkon që therja e kurbanëve të bëhet në thertore të lincenuar
KRYESORE

AUV kërkon që therja e kurbanëve të bëhet në thertore të lincenuar

5 June 2025
Haziri tha se po i vjen era fushatë, Kurti e poston vendimin për rritjen e shtesave për lehona
KRYESORE

Haziri tha se po i vjen era fushatë, Kurti e poston vendimin për rritjen e shtesave për lehona

5 June 2025
Bizneset paralajmërojnë përsëri protestë më 11 qershor
KRYESORE

Bizneset paralajmërojnë përsëri protestë më 11 qershor

5 June 2025
Postimi tjetër
Haradinaj: VV i ka 5 vota të AAK-së nëse kandidat për kryetar Kuvendi është Konjufca, Bogujevci ose Shqipe Selimi

Haradinaj: VV i ka 5 vota të AAK-së nëse kandidat për kryetar Kuvendi është Konjufca, Bogujevci ose Shqipe Selimi

Lajmet e fundit

Kurti për Kurban Bajram: Të ndihmojmë ata që kanë më së shumti nevojë

Kurti për Kurban Bajram: Të ndihmojmë ata që kanë më së shumti nevojë

6 June 2025
Besimtarët myslimanë falin Kurban Bajramin në Tiranë

Besimtarët myslimanë falin Kurban Bajramin në Tiranë

6 June 2025
Çfarë ka ndodhur më 20 prill ndër vite?

Çfarë ka ndodhur me 6 qershor ndër vite?!

6 June 2025
Izraeli sulmoi Bejrutin në natën e Kurban Bajramit

Izraeli sulmoi Bejrutin në natën e Kurban Bajramit

6 June 2025
Tërnava: Kosova ka nevojë për më shumë fëmijë, nataliteti të jetë strategji kombëtare

Tërnava: Kosova ka nevojë për më shumë fëmijë, nataliteti të jetë strategji kombëtare

6 June 2025
Falet namazi i Kurban Bajramit në Kosovë

Falet namazi i Kurban Bajramit në Kosovë

6 June 2025
Gjatë pushimeve marrëdhënia me partnerin është më e mirë

Gjatë pushimeve marrëdhënia me partnerin është më e mirë

6 June 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu