Nesër deputetët e zgjedhur do të mblidhen sërish për të 27-tën herë për të konstituar Kuvendin të Kosovës.
Por jo si zakonisht vazhdimi tjetër nuk do të bëhet pas 48 orësh, për shkak se të premten është Kurban Bajrami.
Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, tha se seanca do të vazhdojë nesër. “Takohemi më 5 qershor, në ora 11:00”, tha Dehari.