• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Saturday, 31 May, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Kulturë Libri

Promovohet libri “Vdekja ma fali Jetën“ i Jona Komonit

J G nga J G
29 May 2025
në Libri
0 0
0
Promovohet libri “Vdekja ma fali Jetën“ i Jona Komonit
0
SHPERNDARJE
38
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter
Shkruan : Blerim Valla
Një libër autobiografik i triumfit të jetës mbi vdekjen…!
*”Ky libër nuk është vetëm për mua, por për çdo Jonë tjetër atje jashtë, që është në “luftë me jetën” dhe ende nuk e di që është “E Pathyeshme” – Jona Komoni!
Shumë dashamirë të letërsisë, e sidomos një publik ku kishte shumë të rinj e të reja, ishin pjesë e promovimit të libri “Kur vdekja ma fali jetën” libër me rrëfime që flet për guximin, dashurinë dhe triumfin e shpirtit, dhe sukseset në jetë të një vajze të re nga Gjakova.
Personazh kryesor i këtijj libri është Jona Komoni,
(1996), studente e mjekësisë dhe familja e ngushtë e saj
Këtu pěrshkruhet aksidenti në komunikacion që pësoi Jona, qëndrimi disamujor i saj ně klinikat e mjekimit në Prishinè dhe në një spital të Stambollit. Pastaj rehabilitimi i gjatë i saj disavjeçar, vazhdimi i studimeve dhe në fund, pèrfundimi i studimeve të mjekësisë nga ana e krye personazhes së këtij libri.
Pavarësish ré gjitha traumave dhe ndërhyrjeve té shumta mjekèsore tani, Jona, i është kthyer jetès, si dikur, duke qenë shembull se si njeriu mund të ngadhnjejë mbi çdo věshtrēsi, sado e věshtre qofte ajo. Ky libër ka për qellim të shërbej si motivim për tè gjithé ata persona e familjaret e tyre te cilét jané duke u ballafaquar me situata të rênda në jetën e tyre.
Është një libër ku autorja fletë në veten e parë, hapur e me zemër apo më mirë thënë është një bashkëudhëtim në një histori të rrallë e të trishtë (por edhe mrekullibërëse), që mund të na prek të gjithëve apo ta përjetojmë gjithsecili – a nga ne! Është libër autobiografik dhe i kujtesës kur jeta të përball me një aksident fatal, me sëmundje , me dhimbje të madhe e shumë çka të keqe, por është Zoti, pastaj familja, miqtë e kolege – ët që buzëvdekjen e kthejnë në shërim, në forcë dhe triumf të jetës mbi vdekjen! Dhe libri i Jona Komonit “Vdekja ma fali jetën” padyshim është dëshmia më mbresëlënëse e dhe më e fuqishme për këtë përballje mes vdekjes e jetës dhe sikur nëpër përralla apo në filma – fitoi e mira, gëzimi, fitoi jeta !
Ishte redaktorja e librit prof.dr. Migena Arllati e para e cila e hapi këtë promovim duke vënë në dukje vlerat realiste dhe emocionale të librit “Vdekja ma fali jetën”. “Subjekti vjen i bazuar mbi një ngjarje reale, një përjetim me nota të forta dramatike në të cilin kryeprotagonistja, Jona Komoni, triumfon në saje të guximit të paskaj, në saje të mbështetjes së fuqishme të prindërve dhe “mrekullisë” së duarve të mjekëve. Kjo përvojë jetësore është kthyer në lëndë letrare bazuar në përjetimet e rënda pas kohës së aksidentit dhe peripecive e emocioneve të shumëfishta të saj dhe familjarëve të ngushtë në një periudhë mbi katërvjeçare”. Prof. Arllati tha poashtu se “Ky libër është shembull i qartë për nevojën e stimulimit shpirtëror aq të nevojshëm për të sëmurët, për mosdorëzimin në situatat e papritura me të cilat na përball jeta, sado të vështira qofshin ato”.
Botimin e këtij libri më pastaj e ka përshëndetur shkrimtari Engjëll I. Berisha në emër të kryesisë së Klubit Letrar “Gjon Nikollë Kazazi” të.Gjakovës, institucion letrar ky që edhe e organizoi këtë promovim të librit në fjalë.
Në vazhdim ishte Arsim Komoni, babai i autores së librit, i cili ngjalli emocione të fuqishme tek publiku i shumtë. Ai dhe gjithë familja e tij ishin ata të cilët nuk u dorëzuan për asnjë çast dhe luftuan shumë për jetën e vajzës së tyre nga dita e parë e aksidentit të rëndë që pësoi Jona (ishte për shumë kohë në gjendje kome) e deri në shërimin e plotë dhe më pas edhe diplomimin e saj si mjeke në Universitetin e Prishtinës!
Z. Arsim mes tjerash u shpreh se ky liber është nje rrefim i vertetë për një periudhë dramatike të jetës.së vajzës time dhe të familjes sime, qé pèrfshin periudhën kohore nga muaji maj 2019 deri në muajin prill 2025. Në faqet e tij pěrshkruhen ngjarje të jetuara në mënyrë direkte nga ne, me zhvillime dhe pasoja té dhimbshme, me sfida por edhe me rezultate triumfuese e mrekullibërëse.
“Ky libër që mund të mbante edhe titullin “E Pathyeshme” nuk ēshtë thjesht një histori jete. Éshtë rrëfimi i nje lufte tē gjatë e të heshrur, por të pathyeshme. Është dëshmi e shpirtit të një vajzeje të re që nuk pranoi të dorēzohej, por edhe e famijes saj që nuk pushoi së besuari, dhe e mrekullisë që ndodhi kur dashuria për jetēn bëhet mē e madhe se çdo dhimbje.
Pas një aksidendi të rëndë (më 2019) që ia ndrydhi përkohěsisht rinině, ajo nuk zgjodhi të jetè viktmē. Por Jona zgjodhi të jete frymëzim. Ky libër rrefen për pěrballien me dhimbjen, sfidat e pafundme dhe fuqinë e një zemre qè nuk pranon të ndalet. Fjalët e Jonës janē dritè për ata qê ecin nëpër errèsirë dhe forcë, për ata që
mendojnē se nuk kanē me fuqi. Nje histori e vèrtetë që prek zemrēn, sfidon frikën
dhe ringjall shpresēn. Për këdo qē ka qenē buzē greminès. Ky libër është një rreze drite. Një dëshmi e věrtetē e shpirtit njerëzor që ringritet edhe kur çdo gjë duket e pamundur. Të gjithë atyre që janè rrëzuar në herë nē jetë, ky libër ju thotë me zē tē lartë se nuk janë vetěm!
Jona Komoni tashmë është bërë dritë për të tjerèt. Ajo nuk luftoi vetem pěr jetën e vet, por për tè treguar se jeta ia vlen të jetohet edhe kur duket se çdl gjë ka marrē fund”,
ishin disa nga fjalët e babait Arsimit në emër të familjes Komoni!
Krejtësisht në fund fjalën e mori autorja e librit Jona Komoni, e cila theksoi :
“Ky libër nuk është vetëm imi por është për të gjithë ata që kanë kaluar sfida, kanë luftuar, janë ngritur dhe kanë vazhduar përpara.
Ky promovim dhe botimi i librit tim janë një ëndërr që u bë realitet. Është një ditë që do ta mbaj mend gjithmonë — jo vetëm për rëndësinë që kishte për mua personalisht, por për çdo fytyrë të buzëqeshur që është sot këtu, për çdo fjalë të ngrohtë dhe për çdo zemër që rrahu bashkë me timen.
Faleminderit familjes sime që ka qenë krah meje në çdo hap të rrugës. Faleminderit miqve të vjetër dhe të rinj që erdhën, që më përqafuan dhe më përkrahën. Sot nuk kam dalë përpara jush vetëm si një vajzë që ka botuar një libër. Jam këtu si një dëshmi. Si një zë që një ditë nuk kishte më forcë të fliste. Si një trup që një moment nuk kishte më mundësi të lëvizte. Si një shpirt që, në mes të territ, vendosi të mos dorëzohej. Vendosi të mbijetojë… dhe më pas, të jetojë.
Ky libër lindi nga dhimbja. Nga një dhimbje që nuk mund të përshkruhet vetëm me fjalë – sepse ajo nuk ishte vetëm fizike. Ishte një dhimbje që të prek çdo qelizë, që të zhbën dhe të ndalon të ëndërrosh. Ishte një aksident që më ndrydhi jo vetëm trupin, por edhe ditët, të ardhmen, shpresën. Dhe në atë pikë – kur gjithçka dukej se kishte marrë fund – më ndodhi diçka që ende sot nuk mund ta shpjegoj plotësisht: vendosa të mos dorëzohem.
Nuk zgjodha të jem viktimë. Zgjodha të jem frymëzim. Dhe më duhet ta them: kjo nuk ishte vetëm forca ime. Ishte Zoti që nuk më la. Ishte familja ime që nuk pushoi së besuari në mua, as atëherë kur unë kisha harruar si dukej e ardhmja. Ishte dashuria që më mbajti të gjallë, që më ngjalli sërish dhe më udhëhoqi në çdo hap drejt ringritjes.
Ky libër nuk është thjesht një histori e imja. Është një mesazh për të gjithë ata që ndoshta sot po vuajnë në heshtje. Për ata që janë ulur në skaj të shpresës, që mendojnë se nuk kanë më forcë për të vazhduar. Dua t’ju them nga zemra: nuk jeni vetëm.
E titullova “Vdekja ma fali jetën”, sepse kështu ndodhi. Isha në kufijtë mes jetës dhe vdekjes. Dhe aty, kur mendon se gjithçka mbaron, ndodh një fillim i ri. Kur humbet gjithçka, kupton se çfarë ka vërtet rëndësi. Kupton se fryma që merr – është mrekulli. Se zëri yt – është jetë. Se hapi yt – është fitore.
Në këtë libër nuk flas si një heroinë. Flas si një njeri. Si një vajzë e zakonshme, që një ditë u përball me të jashtëzakonshmen. Dhe që vendosi të mos harrojë, por të tregojë. Unë nuk luftova vetëm për jetën time. Luftova që kjo histori të bëhet dëshmi për të gjithë ata që mendojnë se koha e tyre ka mbaruar. Nuk ka mbaruar. Jo derisa të marrësh frymë. Jo derisa të kesh një zemër që rreh.
Dua të falënderoj me gjithë shpirtin tim familjen time – që më mbajtën kur unë nuk mundesha më. Ju jeni forca ime, shpresa ime, mrekullia ime. Dua të falënderoj mjekët, infermierët, ata që më dhanë kujdes e durim kur trupi im ishte thyer, por shpirti im kishte ende zjarr. Faleminderit për çdo njeri që më ka thënë një fjalë të mirë.
Dhe mbi të gjitha – dua të falënderoj Zotin. Pa Të, asgjë nga kjo nuk do ishte e mundur. Çdo frymëmarrje sot është një “Faleminderit”. Çdo ditë që marr në jetë – është një “Po” që Ai më ka thënë mua.
Ky libër është për ata që janë rrëzuar, por nuk kanë harruar të ngrihen. Për ata që kanë qarë, por sërish e kanë buzëqeshur jetën. Për ata që nuk kanë më fuqi, por gjejnë një grimcë dritë për të vazhduar. Dhe nëse vetëm një zemër ndjen shpresë nga ky libër, atëherë unë kam bërë diçka të mirë.
Ky libër nuk është vetëm për mua, por për çdo Jonë tjetër atje jashtë, që është në luftë dhe ende nuk e di që është “E Pathyeshme”!
Falenderoj redaktoren e librit Prof. Migena për gjithçka që ke bërë për librin sepse ti i dhe atij një frymë të dytë, një ndjeshmëri të thellë dhe një vlerë të madhe letrare
Faleminderit që më dëgjove, që më kuptove dhe që more me dashuri çdo fjalë, për ta kthyer në një pasqyrë të vërtetë të shpirtit tim”- ishin fjalët përmbyllëse të autores Jona Komoni që u duartrokitën gjatë nga publiku i pranishëm./InLajmi/
Tags: Gjakova
Postimi i mëparshëm

Rukiqi e godet Kurtin: Me i krahasu me Radojçiqin, bizneset që punësojnë mbi 150 mijë persona, është poshtërsi

Postimi tjetër

Dridhjet e shkaktuara nga shembja e akullnajës u ndien në të gjithë Zvicrën

Të ngjajshme Postime

Unë dhe “Mitingu i Poezisë”, së bashku qe 60 vite!
Libri

Unë dhe “Mitingu i Poezisë”, së bashku qe 60 vite!

28 May 2025
“Jetë me Imazhe” dhe “Imazh pas imazhi” dy libra të rinj të piktorit poet!
Libri

“Jetë me Imazhe” dhe “Imazh pas imazhi” dy libra të rinj të piktorit poet!

19 May 2025
Filxhani me buzë të kafshuara
Libri

Filxhani me buzë të kafshuara

17 May 2025
Kur shtrihej dora e pajtimit
Libri

Kur shtrihej dora e pajtimit

14 May 2025
Sabri Hamiti publikon 3 libra të rinj, mes tyre “Maja” një dramë për “Operacionin Shigjeta” të Koshares
Libri

Sabri Hamiti publikon 3 libra të rinj, mes tyre “Maja” një dramë për “Operacionin Shigjeta” të Koshares

10 May 2025
Një punëtori e mirëpritur nga nxënësit
Libri

Një punëtori e mirëpritur nga nxënësit

28 April 2025
Postimi tjetër
Dridhjet e shkaktuara nga shembja e akullnajës u ndien në të gjithë Zvicrën

Dridhjet e shkaktuara nga shembja e akullnajës u ndien në të gjithë Zvicrën

Lajmet e fundit

Osmani: Roli i SHBA-së ka qenë përcaktues për fatin e Kosovës për paqen, lirinë dhe procesin e shtetndërtimit

Osmani: Roli i SHBA-së ka qenë përcaktues për fatin e Kosovës për paqen, lirinë dhe procesin e shtetndërtimit

31 May 2025
Kurti: Refuzimi për ta votuar Albulenën kryeparlamentare, tregon frikën që elitat patriarkale kanë nga gratë e guximshme

Kurti: Refuzimi për ta votuar Albulenën kryeparlamentare, tregon frikën që elitat patriarkale kanë nga gratë e guximshme

31 May 2025
Rafuna: Dalja e bizneseve në treg të lirë pa përgatitje, rrezikon ekonominë

Rafuna: Dalja e bizneseve në treg të lirë pa përgatitje, rrezikon ekonominë

31 May 2025
Kuvendi i bllokuar që një muaj e gjysmë, Cakolli thotë se deputetët marrin mbi 300 mijë euro paga për më pak se 2 orë punë

Kuvendi i bllokuar që një muaj e gjysmë, Cakolli thotë se deputetët marrin mbi 300 mijë euro paga për më pak se 2 orë punë

31 May 2025
“Fat Familjarëve”, Guri tregon se kujt ia çoi këtë mesazh

“Fat Familjarëve”, Guri tregon se kujt ia çoi këtë mesazh

31 May 2025
Çitaku: Nuk votohet me diktat, bëjmë thirrje të dalim nga ky ngërç politik artificial

Çitaku: Nuk votohet me diktat, bëjmë thirrje të dalim nga ky ngërç politik artificial

31 May 2025
Kuvendi s’merr formë as pas tentimit të 24-të

Kuvendi s’merr formë as pas tentimit të 24-të

31 May 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu