Gjiganti italian AC Milan, e ka zyrtarizuar Igli Taren në pozitën e drejtorit të ri sportiv.
Ai ka nënshkruar një kontratë trevjeçare.
Tare u shpreh i lumtur që bashkohet me “Rossonerët”.
“Të bëhesh pjesë e një klubi si AC Milan është një burim krenarie dhe përgjegjësie të madhe. Falënderoj Klubin që më besoi këtë rol. Klubi e njeh vendosmërinë time të fortë dhe dëshirën time për të pasur sukses: Do t’ia kushtoj të gjithë përvojën time shërbimit ndaj këtij Klubi të madh, i cili është i vendosur të kthehet në ballë të futbollit italian dhe evropian”, tha Tare.
AC Milan është klubi i dytë ku ylli i kombëtares shqiptare menaxhon këtë pozitë.
Ai ka qenë drejtor sportiv edhe tek skuadra tjetër e njohur italiane, Lazio, transmeton Klankosova.tv.
“Kuqezinjtë” i dëshiruan mirëseardhje 51 vjeçarit.




















