Përfaqësuesja e Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, ka qëndruar sot në orët e mëngjesit në veri të Kosovës.
Kallas në një deklaratë për media, nga veriu theksoi se është i rëndësishëm roli i ndërkombëtarëve për ta parë situatën reale.
“Është e rëndësishme që jemi këtu të shohim narrativa të ndryshme për atë që po ndodh dhe çfarë thonë njerëzit… njëra palë thonë një gjë, e tjetra diçka tjetër, por mendoj se forcat ndërkombëtare që janë këtu e japin një pasqyrë të saktë… “, tha ajo.
Kallas theksoi se ka biseduar me KFOR-in dhe EULEX-in për atë se si e shohin situatën.
“…Janë informata me rëndësi të kuptojë situatën se një anë thotë diçka tjetër, ana tjera diçka tjetër, por mendoj forcat ndërkombëtare që janë këtu e japin një pasqyrë të qartë… Prandaj është e rëndësishme që të flas me njerëzit ashtu që të shohim se çfarë mund të bëjmë për ta bërë të ardhmen të sigurt për të gjithë në Kosovë”, tha ajo gjatë vizitës në veri të Mitrovicës, raporton Telegrafi.com
Ndryshe, Kallas të enjten dhe të premten qëndroi për një vizitë në Kosovë. Ajo të enjten në mbrëmje pati në darkë pune me kryeministrin në detyrë, Kaja Kallas. Ajo ka takuar edhe liderët tjerë partiakë, atë të PDK-së, LDK-së e AAK-së.