• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Wednesday, 21 May, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Shëndeti Jeta në çifte

T’i besosh dikujt që sapo e ke njohur

J G nga J G
21 May 2025
në Jeta në çifte
0 0
0
T’i besosh dikujt që sapo e ke njohur
0
SHPERNDARJE
8
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Të besosh apo të mos besosh? Kur na prezantojnë me dikë të ri, a marrim menjëherë një vendim për ta besuar apo jo? Dhe kur është koha e duhur për ta bërë këtë zgjedhje?

Mosbesimi ndaj të tjerëve mund të ketë pasoja të shumta negative. Njeriu përfundon i izoluar dhe fillon të zhvillojë një qëndrim paranojak ndaj botës. Megjithatë, t’i besosh menjëherë dikujt që sapo e ke njohur nuk është gjithmonë zgjedhja e duhur. Mund të fusësh në jetën tënde një person që nuk e meriton këtë besim. Kjo është bërë një çështje gjithnjë e më shqetësuese, sidomos për shkak të mënyrës së shpejtë dhe të lehtë me të cilën krijohen kontakte të reja përmes teknologjive moderne. Në botën virtuale, më shumë se kudo tjetër, personi përballë është një i panjohur – edhe kur na jep informacion për veten. Edhe në jetën reale ndodh që të krijohen lidhje të ngushta me të panjohur për një kohë shumë të shkurtër. Ndonjëherë ato shndërrohen në miqësi të bukura apo marrëdhënie të shëndetshme. Por ka raste kur ato shndërrohen në makthe. Pyetja thelbësore është: si mund ta dimë nëse dikush që sapo e kemi njohur është i besueshëm?

Instinkti nuk është gjithmonë i besueshëm

Sipas një studimi të kryer nga Universiteti i New York-ut dhe Dartmouth-it, trurit i mjaftojnë vetëm tre sekonda për të vendosur nëse dikush është i besueshëm apo jo. Kjo ndodh mbi bazën e tipareve fizike – për shembull, fytyrat me mollëza të spikatura dhe vetulla të ngritura perceptohen si më të besueshme. Ky është një reagim instinktiv i një pjese shumë të lashtë të trurit tonë. Në kohët parahistorike, një fytyrë e rraskapitur shfaqte uri dhe mungesë burimesh – shenja këto që lidhen me pasigurinë. Ky është një kriter që nuk vlen më në botën moderne, por që ende ndikon në gjykimet tona të pavetëdijshme.

Gjithashtu, njerëzit kanë tendencën të besojnë më shumë dikë që ngjan fizikisht me një person të njohur. Por edhe kjo është një mënyrë jo e sigurt dhe mashtruese për të vlerësuar dikë. Me pak fjalë, instinkti ka kufijtë e vet. Nuk mund të mbështetemi vetëm në intuitë për të kuptuar nëse dikush është i besueshëm apo jo. Sidoqoftë, përvoja e jetës ndihmon në “stërvitjen” e instinktit – nuk na shpëton nga gabimet, por na ndihmon të bëjmë më pak prej tyre.

Besimi ndërtohet me kohë, jo në çast

Një gjë është të jesh me mirëbesim, dhe një tjetër është t’i japësh “çelësat e jetës” një personi që sapo e ke takuar. Besimi ndërtohet me kalimin e kohës, nuk është rezultat i një ndjesie momentale. Në përgjithësi, nuk të frymëzojnë besim njerëzit që sillen në mënyrë ekstreme – ata që të mbajnë menjëherë në distancë, ose ata që tregohen menjëherë shumë të hapur. Po ashtu, duhet të jemi të kujdesshëm ndaj atyre që tregojnë interes të tepruar, të pazakontë për fazën fillestare të marrëdhënies, apo që përpiqen me çdo kusht të na pëlqejnë. Një tjetër aspekt i rëndësishëm është njohja e mjedisit prej nga vjen një person. Nuk mjafton të shohim vetëm sjelljen e tij në një kontekst të kufizuar – është e rëndësishme të njihemi me miqtë, kolegët, familjen dhe njerëzit që e rrethojnë rregullisht. Kjo na jep një pasqyrë më të plotë e më të saktë.

Shenjat që tregojnë nëse mund t’i besosh dikujt

Nëse nuk je i sigurt për një person, përpiqu ta vëzhgosh me objektivitet. Durimi dhe vëzhgimi do të të japin informacion të vyer për të marrë vendimin e duhur. Kushto vëmendje këtyre shenjave:

Komplimentet dhe gjestet e vogla – janë pozitive kur vijnë nga njerëz me të cilët ke një marrëdhënie të ndërtuar. Nga një i panjohur, mund të jenë tentativë për manipulim.

A kanë vetëbesim ndaj të tjerëve? – Njerëzit që vetë kanë besim te të tjerët, zakonisht janë më të besueshëm. Ekziston një thënie që thotë: “Ujku e mat botën me mendjen e vet.”

Sjellja joshëse – është shpesh karakteristikë e manipuluesve apo edhe e individëve me sjellje psikopatike.

Kontradiktat dhe mungesa e durimit – mënyra se si një person reagon përballë zhgënjimeve ose kur nuk i realizohen dëshirat, mund të zbulojë shumë për karakterin e tij, transmeton Revista Psikologjia.

Në përfundim

Dyshimi ndaj një personi të sapo njohur është një qëndrim i shëndetshëm. Është më mirë t’i japim kohës mundësinë të na tregojë të vërtetën. Nëse treguesit janë pozitivë, marrëdhënia do të zhvillohet dhe besimi do të forcohet në mënyrë të ndërsjellë.

Tags: Dashuria
Postimi i mëparshëm

Si u bë Erdogani i Turqisë një nga njerëzit më të fuqishëm në botë – dhe një aleat i Trumpit?

Postimi tjetër

Mot i ngrohtë, temperatura maksimale pritet të arrijë deri në 24 gradë celsius

Të ngjajshme Postime

Të mësosh të duash: 5 këshilla
Jeta në çifte

Të mësosh të duash: 5 këshilla

19 May 2025
Dashuria: Midis romantizmit dhe realitetit psikologjik
Jeta në çifte

Dashuria: Midis romantizmit dhe realitetit psikologjik

18 May 2025
Edhe zemra më e fortë lodhet duke u keqtrajtuar
Jeta në çifte

Edhe zemra më e fortë lodhet duke u keqtrajtuar

17 May 2025
Pse një mashkull dashuron ndryshe?
Jeta në çifte

Pse një mashkull dashuron ndryshe?

16 May 2025
Shpesh dhe vetëm pas një zhgënjimi të fortë, mësojmë të duam vërtetë
Jeta në çifte

Shpesh dhe vetëm pas një zhgënjimi të fortë, mësojmë të duam vërtetë

15 May 2025
Shija e ëmbël e romantizmit
Jeta në çifte

Shija e ëmbël e romantizmit

14 May 2025
Postimi tjetër
Moti në Kosovë, me diell

Mot i ngrohtë, temperatura maksimale pritet të arrijë deri në 24 gradë celsius

Lajmet e fundit

Çfarë ka ndodhur më 20 prill ndër vite?

Çfarë ka ndodhur me 21 maj ndër vite?!

21 May 2025
Bamje në tavë me mish të grirë, domate dhe speca – Mrekulli për shijen

Bamje në tavë me mish të grirë, domate dhe speca – Mrekulli për shijen

21 May 2025
Moti në Kosovë, me diell

Mot i ngrohtë, temperatura maksimale pritet të arrijë deri në 24 gradë celsius

21 May 2025
T’i besosh dikujt që sapo e ke njohur

T’i besosh dikujt që sapo e ke njohur

21 May 2025
Si u bë Erdogani i Turqisë një nga njerëzit më të fuqishëm në botë – dhe një aleat i Trumpit?

Si u bë Erdogani i Turqisë një nga njerëzit më të fuqishëm në botë – dhe një aleat i Trumpit?

21 May 2025
Rama: “Mafia e bërllokut” po vepron në Prishtinë

Rama: “Mafia e bërllokut” po vepron në Prishtinë

21 May 2025
Sorensen takon njerëzit e kancelarit Merz: Diskutuam për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë

Sorensen takon njerëzit e kancelarit Merz: Diskutuam për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë

21 May 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu