• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Tuesday, 1 July, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina KRYESORE

Kërcënimi ndaj Presidentes Osmani/ Eksperti i sigurisë: Përbën incident serioz të sigurisë kombëtare dhe kibernetike

J G nga J G
19 May 2025
në KRYESORE
0 0
0
Kërcënimi ndaj Presidentes Osmani/ Eksperti i sigurisë: Përbën incident serioz të sigurisë kombëtare dhe kibernetike
0
SHPERNDARJE
8
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është kërcënuar me jetë gjatë kësaj jave, raporton Gazeta Blic.

Lajmin e bëri të ditur për Gazeta Blic, Bekim Kupina, këshilltar për media i presidentes.

Ai tha se “kërcënimi i kësaj jave është vazhdimësi i kërcënimeve me jetë ndaj Presidentes Osmani”.

Kupina konfirmoi se rastin sikurse edhe dhjetëra kërcënime të tjera, e kanë dërguar në polici.

Lidhur me këtë kërcënim ndaj presidentes, eksperti i sigurisë, Drizan Shala, në një prononcim për Gazeta Blic,ka thënë se rasti përbën incident serioz të sigurisë kombëtare dhe kibernetike, andaj sipas tij rasti nuk mund të trajtohet si thjesht një rast penal individual.

“Ky rast përbën një incident serioz të sigurisë kombëtare dhe kibernetike, duke qenë se përfshin kërcënim të drejtpërdrejtë ndaj Presidentes së Republikës së Kosovës, përmes një kanali zyrtar komunikimi. Një kërcënim i tillë nuk mund të trajtohet thjesht si një rast penal individual, por si një sfidë për kapacitetet e sigurisë kibernetike të institucioneve shtetërore dhe për efikasitetin e zinxhirit të reagimit institucional. Kjo e ngre rastin në një nivel të lartë urgjence dhe kërkon koordinim të plotë ndërinstitucional: IT zyrtarët, inteligjenca, policia dhe prokuroria”, u shpreh ai.

Shala ka folur dhe për kërcënimin në aspektin teknik.

“Nga aspekti teknik, ëebfaqja në fjalë është e mbrojtur me Cloudflare, e cila ofron mbrojtje nga sulmet DDoS dhe fsheh lokacionin real të serverit. Megjithatë, Cloudflare ruan log të detajuar të trafikut, përfshirë IP-të e vizitorëve, vendndodhjen, datën, kohën dhe URL-në e saktë që është aksesuar. Në këtë rast, ekipi i IT-së së Presidencës, në bashkëpunim me Cloudflare dhe/ose hostin e ëebfaqes, duhet të analizojë të gjitha kërkesat HTTP që kanë ardhur në linkun e formularit të kontaktit rreth orës 21:28 më 15 maj 2025. Kjo analizë do ndihmonte në gjurmimin e IP-së së dërguesit të kërcënimit”, ka thënë ai.

Eksperti tregon se si mund të hetohet përmes IP prej ku është dërguar emaili.

“Nëse IP e gjurmuar rezulton të jetë nga një ofrues vendor i internetit (ISP) në Kosovë, atëherë Policia dhe Prokuroria duhet menjëherë të kërkojnë të dhëna nga ISP për atë IP në atë orë, duke identifikuar numrin e telefonit apo pajisjen që ka qenë e lidhur me atë IP. Këtu hyjnë në lojë edhe sfidat ligjore dhe administrative: ISP-të duhet të mbajnë log për një periudhë të caktuar kohore dhe të bashkëpunojnë në kohë me autoritetet. Nëse kërcënimi është bërë përmes VPN ose Tor, hetimi komplikohet dhe kërkon përfshirjen e agjencive të specializuara dhe ndoshta edhe mbështetje ndërkombëtare”, thekson ai.

Sipas Shalës, është dhe një problem shtesë.

“Një problem shtesë serioz është përdorimi i shërbimeve të palëve të treta për të dërguar mesazhet nga forma e kontaktit. Nëse forma e kontaktit e Presidencës nuk dërgon email drejtpërdrejt nga serveri shtetëror (p.sh., duke përdorur një SMTP të sigurt të hostuar nga AKSHI ose një tjetër agjenci e besuar shtetërore), por nga një platformë private apo jo e kontrolluar nga shteti, kjo hap derën për manipulim, ndërhyrje, apo edhe mungesë të gjurmës dixhitale. Kjo tregon një mungesë të standardeve të sigurisë kibernetike në infrastrukturën e IT të institucioneve të larta shtetërore”, ka deklaruar ai.

Krejt në fund, ai thotë se ky kërcënim duhet të shërbejë si thirrje alarmi për ngritje të kapaciteteve të sigurisë kibernetike në institucionet e larta shtetërore.

“Pra si përfundim, ky incident duhet të shërbejë si një thirrje alarmi për ngritjen e kapaciteteve të sigurisë kibernetike në institucionet e larta shtetërore. Formularët e kontaktit duhet të jenë të mbrojtur me CAPTCHA, me logime të avancuara, dhe të dërgojnë të dhënat përmes rrjeteve të sigurt dhe protokolleve shtetërore. Po ashtu, duhet të krijohen ekipe të përhershme të reagimit ndaj incidenteve (CERT) brenda çdo institucioni strategjik, përfshirë Presidencën, Kuvendin, Kryeministrinë dhe agjencitë e inteligjencës”, ka përfunduar eksperti i sigurisë, Drizan Shala.

Tags: Vjosa Osmani
Postimi i mëparshëm

Aksioni te Njesia e Patentë Shoferëve, Prokuroria: Zyrtarët pranuan ryshfet nga një kandidate dhe ia kaluan testin

Postimi tjetër

Biseda dy-orëshe Trump-Putin, këshilltari diplomatik i presidentit rus: Liderët ranë dakord për një shkëmbim të burgosurish

Të ngjajshme Postime

Krasniqi e konfirmon pjesëmarrjen në takimin e nesërm me Vjosa Osmanin
KRYESORE

Krasniqi e konfirmon pjesëmarrjen në takimin e nesërm me Vjosa Osmanin

1 July 2025
Abdixhiku ende s’ka pranuar ftesë nga presidentja
KRYESORE

Abdixhiku ende s’ka pranuar ftesë nga presidentja

1 July 2025
U ndërpre vazhdimi i 40-të i seancës konstituive, vazhdon më 3 korrik
KRYESORE

U ndërpre vazhdimi i 40-të i seancës konstituive, vazhdon më 3 korrik

1 July 2025
Qytetari proteston para Kuvendit, kërkon nga deputetët të votojnë sikurse më 2 korrik 1990
KRYESORE

Qytetari proteston para Kuvendit, kërkon nga deputetët të votojnë sikurse më 2 korrik 1990

1 July 2025
Beyer: Strukturat paralele serbe në veri të Kosovës duhet të shpërbëhen
KRYESORE

Beyer: Strukturat paralele serbe në veri të Kosovës duhet të shpërbëhen

30 June 2025
Kreu i Odës së Mjekëve: Qeveria paguan polica sigurimi për diasporën sa 384 paga vjetore të mjekëve
KRYESORE

Kreu i Odës së Mjekëve: Qeveria paguan polica sigurimi për diasporën sa 384 paga vjetore të mjekëve

27 June 2025
Postimi tjetër
Biseda dy-orëshe Trump-Putin, këshilltari diplomatik i presidentit rus: Liderët ranë dakord për një shkëmbim të burgosurish

Biseda dy-orëshe Trump-Putin, këshilltari diplomatik i presidentit rus: Liderët ranë dakord për një shkëmbim të burgosurish

Lajmet e fundit

Krasniqi e konfirmon pjesëmarrjen në takimin e nesërm me Vjosa Osmanin

Krasniqi e konfirmon pjesëmarrjen në takimin e nesërm me Vjosa Osmanin

1 July 2025
Kadrijaj tallet me VV-në, propozon ‘‘deputetin Albin Kurti’’ si anëtar për komisionin e fshehtë

Kadrijaj tallet me VV-në, propozon ‘‘deputetin Albin Kurti’’ si anëtar për komisionin e fshehtë

1 July 2025
Reja e frikshme në një plazh në Portugali bëhet virale, çfarë është fenomeni i reve rrotulluese?

Reja e frikshme në një plazh në Portugali bëhet virale, çfarë është fenomeni i reve rrotulluese?

1 July 2025
Takimet e presidentes me liderë partiakë nisin të enjten

Takimet e presidentes me liderë partiakë nisin të enjten

1 July 2025
Abdixhiku ende s’ka pranuar ftesë nga presidentja

Abdixhiku ende s’ka pranuar ftesë nga presidentja

1 July 2025
OVL e UÇK-së: UÇK-ja nuk luftoi për bllokadë politike, Kosova është përgjegjësi e të gjithëve

OVL e UÇK-së: UÇK-ja nuk luftoi për bllokadë politike, Kosova është përgjegjësi e të gjithëve

1 July 2025
Kusari-Lila: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për mosvotimin e deputetëve opozitarë

Kusari-Lila: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për mosvotimin e deputetëve opozitarë

1 July 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu