• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Friday, 16 January, 2026
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Kulturë Libri

“Jetë me Imazhe” dhe “Imazh pas imazhi” dy libra të rinj të piktorit poet!

J G nga J G
19 May 2025
në Libri
0 0
0
“Jetë me Imazhe” dhe “Imazh pas imazhi” dy libra të rinj të piktorit poet!
0
SHPERNDARJE
56
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Shkruan: Blerim Valla

Mes miqve, kolegëve dhe dashamirëve të poezisë në Gjakovë, janë promovuar dy vepra poetike të krijuesit Masar Kupa i cili krijon gjithë jetën e tij paralelisht në dy fusha,në pikturë dhe në poezi. Me këtë rast autori Kupa ka shënuar 82- vjetorin e lindjes dhe 65 – vjetorin e krijimtarisë së tij si poet e piktor.

Përndryshe poezitë në këta dy librat më të rinj të piktorit M.Kupa (deri më tani Kupa ka të botuar 4 libra me poezi), paraqiten me mjaft figura artistike dhe me llaryshi temash, duke u ndërlidhur bukur edhe me shumë piktura të tij dhe duke dhuruar për lexuesin përjetime edhe më të veçanta artistike.

Në këtë promovim të organizuar nga Klubi Letrar “Gjon Nikollë Kazazi” dhe mbështetur nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport e Gjakovës, fillimisht ka folur redaktorja e dy librave, prof.dr. Migena Arllati, e cila në fjalën e saj theksoi: “ Kam patur nderin edhe kënaqësinë që pas librit të parë “Imazhe jete”, të jem redaktore e edhe dy librave të tjerë të autorit Masar Kupa: “Imazhe pas imazheve” dhe “Jetë me imazhe”. Të dy vëllimet e sapobotuara, përmbajnë lirika, krijime të shkurtra romantike e filozofike, ku mbisundon perceptimi personal, bazuar në ndjenjën humane dhe dashamirëse, përjetuese dhe emocionuese.

Autori e vë poezinë e tij në shërbim të njeriut, duke çliruar atë energji të brendshme të cilën e tjetërson në poezi, për t’iu treguar të tjerëve pa bujë dhe mendjemadhësi se sa njerëzore po aq hyjnore është të krijosh art! Poezitë e tij vijnë si skicime të bukura mbi natyrën, si frymëzime pasionante mbi të bukurën, të cilën autori është në gjendje ta vërejë gjithkund, jo vetëm aty ku ajo është tërësisht e qartë por edhe aty ku të tjerët e kanë të pamundur ta vërejnë e t’i gëzohen. Gjatë gjithë krijimeve, autori Masar Kupa rendit plot ndjenja dhe emocione, sa të bukura aq edhe mallëngjyese, duke na kthyer shumë shpesh në retrospektivë të përjetimeve të tij, të cilat tashmë i vë në funksion të së sotmes. Ai mbetet një gdhendës i idealit dhe i ëndrrës për ta përjetuar bukur jetën, i dëshirës për të zotëruar sa më shumë çaste të bukura nga ditët dhe vitet që shkojnë në pakthim…” ka theksuar mes tjerash redaktorja M. Arllati.

Botimin e dy librave të Kupës e ka përshëndetur më pas edhe kryetari i Klubit Letrar “Gjon Nikollë Kazazi”, shkrimtari Muharrem Kurti, i cili lavdoi autorin Kupa për energjinë dhe vitalitetin e tij krijues të gjatë si në aspektin estetik por edhe kohor pasi “Masar Kupa është edhe anëtari më i vjetër i gjallë aktiv i klubit tonë që nga Mitingu i parë i Poezisë më 1964 si pjesëmarrës.Që do të thotë se Kupa është artist i kompletuar – si piktor e poet i cili pikturon dhe shkruan poezi qe 60 vite!”, deklaroi M. Kurti.

Kurse krejt në fund të këtij promovimi fjalën e pati autori i dy liibrave e tij më të ri “Jetë me Imazhe” dhe “Imazh pas imazhi”, Masar Kupa, i cili dukshëm i emocionuar ka thenë se veprat e tij në fjalë sjellin imazhe të kohës por edhe të nostalgjisë. Kupa, është shprehur se përkundër moshës, ai vazhdon të jetë I përkushtuar edhe pse në moshë të shtyer, si në poezi ashtu dhe në pikturë.

Gjatë promovimit të dy librave të autorit Masar Kupa, mysafirët janë kënaqur edhe edhe me pjesë muzikore në flautë interpretuar nga flautisti Dielli Ballata dhe me recitimin e disa poezive nga librat e Kupës, deklamuar nga nxënësja Aurela Thaqi./InLajmi/

Tags: Gjakovë
Postimi i mëparshëm

Kërcënohet me jetë presidentja Osmani

Postimi tjetër

Hekuran Murati njofton për vdekjen e babait: Mos harro bani t’fala nanës kur e takon

Të ngjajshme Postime

Alketa Gashi-Fazliu boton librin “Klithma”
Libri

Alketa Gashi-Fazliu boton librin “Klithma”

6 January 2026
Promovohen tre libra me poezi, të autorit, Ali Zalli
Libri

Promovohen tre libra me poezi, të autorit, Ali Zalli

25 December 2025
U promovua “Tjetërsimi”, romani i parë fantastiko – shkencor në letërsinë shqipe i i autorit Emanuel Bajra 
Libri

U promovua “Tjetërsimi”, romani i parë fantastiko – shkencor në letërsinë shqipe i i autorit Emanuel Bajra

12 December 2025
Në Gjakovë promovohet romani “Atë natë bunarët kanë gjëmuar” i dr. Resmije Kryeziu
Libri

Në Gjakovë promovohet romani “Atë natë bunarët kanë gjëmuar” i dr. Resmije Kryeziu

8 December 2025
Poeti Lulzim Logu promovon librin e tij më të ri “Pikënisja e mekatit”
Libri

Poeti Lulzim Logu promovon librin e tij më të ri “Pikënisja e mekatit”

22 October 2025
Danimarka ndërmerr masa ligjore për të nxitur leximin tek të rinjtë
Libri

Danimarka ndërmerr masa ligjore për të nxitur leximin tek të rinjtë

21 August 2025
Postimi tjetër
Hekuran Murati njofton për vdekjen e babait: Mos harro bani t’fala nanës kur e takon

Hekuran Murati njofton për vdekjen e babait: Mos harro bani t’fala nanës kur e takon

Lajmet e fundit

A ia dha çmimin Nobel për Paqen? Machado jep detaje nga takimi me Trump: Shkoi shumë mirë

A ia dha çmimin Nobel për Paqen? Machado jep detaje nga takimi me Trump: Shkoi shumë mirë

15 January 2026
Reperi iranian i shpëton protestave: Po i mbytin njerëzit në gjak

Reperi iranian i shpëton protestave: Po i mbytin njerëzit në gjak

15 January 2026
Yll Limani nuk do të këndoj në klube të natës gjatë vitit 2026 – kjo është arsyeja

Yll Limani nuk do të këndoj në klube të natës gjatë vitit 2026 – kjo është arsyeja

15 January 2026
Paralajmërimi i Kryeprokurorit: Së shpejti aktakuzë për vrasjen e Jasharëve

Paralajmërimi i Kryeprokurorit: Së shpejti aktakuzë për vrasjen e Jasharëve

15 January 2026
Një i lënduar si pasojë e një aksidenti në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë

Aksidenti me fatalitet në rrugën Komoran-Carralevë, edhe katër të lënduar

15 January 2026
E rëndë, 28 vjeçari nga Kosova humb jetën në një aksident në Slloveni

E rëndë, 28 vjeçari nga Kosova humb jetën në një aksident në Slloveni

15 January 2026
Hoti kërkon lidershqip të ri në LDK: Më 2021 kemi vendosur këtë standard, z. Abdixhiku e ka promovuar

Hoti kërkon lidershqip të ri në LDK: Më 2021 kemi vendosur këtë standard, z. Abdixhiku e ka promovuar

15 January 2026
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu