• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Wednesday, 24 December, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Kulturë Libri

Kur shtrihej dora e pajtimit

J G nga J G
14 May 2025
në Libri
0 0
0
Kur shtrihej dora e pajtimit
0
SHPERNDARJE
33
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

“Jo atyre që janë trima dhe ngrehin gishtin e krimit, por atyre që janë burra dhe shtrijnë dorën e pajtimit”, Adem Demaçi.

Autori dhe pajtimtari Fetah Bekolli me dokumentarin “Tridhjet vitet e pajtimit”, dhe me librin me të njajtin titull, (që e përgatiti për botim bashkë me Ditar Kabashin), para një auditoriumi të madh, përfaqësues të pushtetit lokal, epror të FSK-së, përfaqësues të Policisë së Kosovës, të Bashkësive fetare, veteran të luftës, familjarë të veprimtarëve dhe qytetarëve tjerë, që e kishin mbushur sallën e Shtëpisë së Kulturës, “Xhemajli Berisha” në Prizren, sot solli fakte, të dhëna dhe kujtime, për sfidat dhe rëndësinë historike të Lëvizjes gjithë popullore për Pajtimin e gjaqeve në Kosovë.

Sipas këtij dokumentari, në rrethanat e okupimit të egër të vendit, që nga fillimi i shkurtit të vitit 1990, u ndi nevoja t’i bëhet një sfidë kolektive ushtrisë dhe policisë sërbosllave. Kjo sfidë gjatë muajve mars/prill, filloi nga Këshillat e Pajtimit, në të gjitha komunat e Kosovës, kurse me 19 maj 1990, u mbajt Kuvendi i parë të Lëvizjes gjithpopullore për faljen e gjaqeve.

Foto: Syri Ramadani

Iniciativën për këtë Kuvend, e morrën kryesisht profesorët dhe studiuesit e Instituit Albanologjik dhe të Hisotrisë në Prishtinë nga shumë veprimtarë shkencor dhe kulturor të mbledhur përreth Anton Çetës. Kështu, Këshilli qendror, në bashkëpunim të ngusht me Këshillat komunale e rajonale, planifikoi mbajtjen e një sërë tubimesh me përmasa të gjëra, si në Bubavec të Malishevës me 16 prill, në Smolicë të Gjakovës me 28 prill, në Verat e Llukës në maj të vitit 1990, etj, ku morrëm pjesë qindra mijëra qytetarë nga çdo cep i vendit, e ku u shtri dora e faljes të qindra gjaqeve, plagëve e të ngatërresave, në emër të rinisë, popullit dhe flamurit.

Foto: Syri Ramadani

“Në Këshillin e pajtimit në Prizren, fillova të angazhohem nga prilli i vitit 1998, dhe nuk u ndava deri më sot”, – tha për Inlajmin Fetah Bekolli. – “Me kujtohet tubimi i pajtimit në Rogovë me 14 maj të vitit 1998, derisa dy kilometra më larg, në Gradishë, zhvillohej një betejë e ashpër e luftëtarëve të ushtrisë Çlirimtare, kundër forcave të shumta, policore, ushtarake e paramilitare sërbe, në xhaminë e fshatit, para veprimtarëve dhe të rinjve, u falën dhjetra gjaqe, plagë dhe ngatërresa. Në çdo shtrirje të dorës së pajtimit, ne vepritmarët por edhe gjithë pjesmarrësit tjerë, kishim emocione dhe lot gëzimi. Ishim njerëz më të lumtur, por edhe më të fortë që të ballafaqohemi me makinerinë ushtrake e policore sërbe, armikun tonë shekullor, – tha në fund të bisedës Fetah Bekolli.

Foto: Syri Ramadani

“Dokumentari i realizuar në vitin 2020, në bashkëpçunim me Tv Prizrenin dhe ky libër që doli këto ditë nga shtypi, i sponzorizuar nga DKRS-ja në Prizren, i vënë në pah rastet më ëmblematike të pajtimit të gjaqeve, plagëve dhe ngatërresave në reajonin e Prizrenit, paraprirë nga një hyrje e përgjithshme lidhur me fillesat e pajtimit në nivel nacional”, – na tha Dr. Ditar Kabashi, recezentë i librit dhe nip i veprimtarit të ndjerë Xhafer Kabashi. – “Kjo domosdoshmëri, mori trajtë sublime e cila natyrshëm u kthye në pararendëse për lëvizje politike e ushtarake të shqiptarëve të Kosovës. Libri dhe dokumentari, “30 vjet pajtimi të gjaqeve”, kanë edhe elemente edukative duke i orientuar brezat e rinj, si duhet përdorur virtytet në rrethana të vështira kombëtare, dhe se falja është një akt fuqie dhe maturie. Ndonëse Fetah Bekolli është ndër personazhet kryesor të ngjarjeve të përmbledhura në liber dhe dokumentar, ai ruan objektivitetin, modestinë, dhe di të çmoj tjetrin.”

Foto: Syri Ramadani

Pas dokumentarit, dhe shpërndarjes së librave të pranishmit patën rastin që në Galerinë e Shtëpisë së kulturës, ta vizitojnë edhe ekspozitën e fotografive nga aksionet e shumta të Pajtimit të gjaqeve në Kosovë. O.Goranci /InLajmi/

 

 

Tags: Prizren
Postimi i mëparshëm

Me deve dhe Tesla Cybertruck të kuqe, pamje nga pritja madhështore e Donald Trump në Katar

Postimi tjetër

Shpesh dhe vetëm pas një zhgënjimi të fortë, mësojmë të duam vërtetë

Të ngjajshme Postime

U promovua “Tjetërsimi”, romani i parë fantastiko – shkencor në letërsinë shqipe i i autorit Emanuel Bajra 
Libri

U promovua “Tjetërsimi”, romani i parë fantastiko – shkencor në letërsinë shqipe i i autorit Emanuel Bajra

12 December 2025
Në Gjakovë promovohet romani “Atë natë bunarët kanë gjëmuar” i dr. Resmije Kryeziu
Libri

Në Gjakovë promovohet romani “Atë natë bunarët kanë gjëmuar” i dr. Resmije Kryeziu

8 December 2025
Poeti Lulzim Logu promovon librin e tij më të ri “Pikënisja e mekatit”
Libri

Poeti Lulzim Logu promovon librin e tij më të ri “Pikënisja e mekatit”

22 October 2025
Danimarka ndërmerr masa ligjore për të nxitur leximin tek të rinjtë
Libri

Danimarka ndërmerr masa ligjore për të nxitur leximin tek të rinjtë

21 August 2025
Muharrem Kurti pasues i shkollës së njohur letrare të Gjakovës! 
Libri

Muharrem Kurti pasues i shkollës së njohur letrare të Gjakovës!

2 August 2025
Nesër në Prizren , fillon festa e librit
Libri

Nesër në Prizren , fillon festa e librit

29 July 2025
Postimi tjetër
Shpesh dhe vetëm pas një zhgënjimi të fortë, mësojmë të duam vërtetë

Shpesh dhe vetëm pas një zhgënjimi të fortë, mësojmë të duam vërtetë

Lajmet e fundit

Vuçiq i paralajmëron ambasadorët serbë se “ka nisur një valë e njohjeve të Kosovës”: Të veprojmë, jemi mbështetur për muri

Vuçiq i paralajmëron ambasadorët serbë se “ka nisur një valë e njohjeve të Kosovës”: Të veprojmë, jemi mbështetur për muri

24 December 2025
Shqipëria merr sistemet Javelin nga ShBA-ja

Shqipëria merr sistemet Javelin nga ShBA-ja

24 December 2025
Lëndohen dy persona në aksidentin mes 3 veturave në Skenderaj

Aksident në Rudar: 5 të lënduar, 2 prej tyre policë – një fëmijë në gjendje të rëndë

24 December 2025
Sot mbyllet rruga në Serbi në drejtim të Kosovës, qytetarët këshillohen të përdorin rrugë alternative

Sot mbyllet rruga në Serbi në drejtim të Kosovës, qytetarët këshillohen të përdorin rrugë alternative

24 December 2025
Varroset sot Shemi i grupit “Ilirët”

Varroset sot Shemi i grupit “Ilirët”

24 December 2025
Iu bashkua BB VIP 5, Armela Hyseni ka qenë pjesë edhe e Big Brother Albania 9

Iu bashkua BB VIP 5, Armela Hyseni ka qenë pjesë edhe e Big Brother Albania 9

24 December 2025
Zelensky publikon për herë të parë 20 pikat e planit të paqes

Zelensky publikon për herë të parë 20 pikat e planit të paqes

24 December 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu