• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Friday, 14 November, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Komuna ime

Asambleisti i VV-së për mbeturinat: Komuna dhe “Pastrimi” të bëjnë zgjidhje para përhapjes së ndonjë epidemie

J G nga J G
14 May 2025
në Komuna ime
0 0
0
Asambleisti i VV-së për mbeturinat: Komuna dhe “Pastrimi” të bëjnë zgjidhje para përhapjes së ndonjë epidemie
0
SHPERNDARJE
14
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Asambleisti i Kuvendit Komunal të Prishtinës nga radhët e Vetëvendosjes, Feim Osmani, ngriti shqetësimin për gjendjen alarmuese të ndërmarrjes publike “Pastrimi”,

Ai akuzoi menaxhmentin e kësaj kompanie dhe LDK-në dhe PDK-në për keqmenaxhim të qëllimshëm, punësime pa kriter dhe shpenzime të panevojshme që kanë sjellë ndërmarrjen buzë falimentimit.
Sipas tij, pezullimi i vendimit të Kuvendit Komunal nga kryetari Përparim Rama është i paligjshëm dhe i motivuar politikisht.

Osmani paralajmëroi rrezik për përhapje epidemish për shkak të grumbullimit të mbeturinave dhe u bëri thirrje qytetarëve që pagesat t’i bëjnë drejtpërdrejt tek ndërmarrja.
“Ndarja e ndërmarrjeve në bazë të interesave politike e pa plan konkret zhvillimor. Punësimet pa kriter e pa nevojë duke bllokuar ndërmarrjen dhe duke krijuar obligime financiare e duke rritur borxhet deri në pamundësi të operimit të mëtutjeshëm të saj. Kuvendit i kanë ardhur disa herë kërkesa për subvencionim të ndërmarrjes, madje dy herë është subvencionuar. Herën e parë edhe ne si asambleist të VV-së e patëm përkrahur subvencionimin me vërejtjen se nuk do ta përkrahim herave të tjera pa një plan konkret për të dalë nga kriza.
E njëjta vërejtje jo vetëm që nuk ka hasur në mirëkuptim, por që menaxhmenti ka vazhduar edhe më tutje duke keqpërdorur ndërmarrjen prapë me punësime, prapë me shpenzime të dyshimta e të panevojshme. Sipas informatave më të fundit, vetëm nga 1 janari deri sot janë punësuar mbi 30 persona kryesisht në administratë. Gjithashtu, ndërmarrja për shkak se është mbipopulluar me të punësuar në administratë dhe tanimë nuk kanë as hapësirë për t’i akomoduar së fundit këto dite kanë marrë zyra me qira në Prishtinë nga NPB-ja. Çfarë t’i themi kësaj çështjeje, përveç tendence për falimentim të ndërmarrjes. Ne si Lëvizje Vetëvendosje e patëm paralajmëruar një situatë të tillë para gati katër vjetësh në 100 ditëshin e qeverisjes LDK-PDK me një aksion simbolik me mbeturina para komunës. Paralajmërimet tona u neglizhuan dhe sot pas gati katër vjetësh, realiteti është edhe më i keq, ku kemi ardhur në një situatë krejtësisht dramatike në këtë aspekt”, tha Osmani.

Ai tha se me gjithë subvencionet e dhëna nga komuna, mungesa e një plani të qartë për dalje nga kriza dhe politizimi i ndërmarrjes e kanë rënduar situatën.

“Asnjëherë kryetari Rama e as LDK-ja nuk janë marrë seriozisht me këtë problematikë. Derisa ishin në koalicion i kanë përkrahur çdo nismë të gabuar se e kishte shumicën e aksioneve në ndërmarrje. Bashkë të dyja edhe LDK-ja, edhe PDK-ja, e patën miratuar rregulloren, që lejonte operatorët privatë të operojnë me menaxhim të mbeturinave, përveç që buxheti i Komunës është shpenzuar pa ndonjë efekt të theksuar pozitiv po të investoheshin ato mjete ne ndërmarrie sot gjendja do të ishte krejtësisht tjetër. Komuna duhet ta mundësojë së zbatuari vendimin e Kuvendit për ndryshim të rregullores që ia kthen të dreiten për inkasim të faturave ndërmarrjes “Pastrimi”. Ky vendim i Kuvendit e ka kaluar edhe vlerësimin e ligjshmërisë nga ministria kompetente. Pezullimi i saj nga ana e kryetarit Rama është pa bazë ligjore dhe po ashtu edhe dërgimi në giykatë i panevojshëm. Kjo po bëhet kryekëput për inate politike dhe interesa ekonomike nga të dy palët pra, PDK-ja dhe LDK-ja”, tha Osmani.

Ai bëri thirrje për dorëheqjen e menaxhmentit të ndërmarrjes “Pastrimi”, zhbllokimin e fondeve komunale prej rreth 600,000 eurosh si dhe lejimin e inkasimit të faturave nga ana e ndërmarrjes.

“Zgjidhja është dorëheqja e menaxhmentit të ndërmarrjes, për shkak të dështimit në menaxhim dhe sjelljes para falimentimit të ndërmarrjes. Komuna sa më parë të zhbllokojë mjetet që ka grumbulluar nga pagesa e faturave, vlera e të cilave është rreth 600,000 euro. Të mos pengoj faturimin e klientëve nga ana e ndërmarrjes e për këtë t’u bëjë thirrje menjëherë qytetarëve që tani e tutje pagesat t’i bëjnë tek ndërmarrja. Dhe hapi i fundit, por më i rëndësishmi është bashkërendimi urgjent i këtyre hapave në mes Komunës dhe ndërmarrjes si dhe hapja e rrugës për dalje nga situata para se të përhapet ndonjë epidemi si pasojë e temperaturave të larta dhe pranisë së madhe të qenve endacakë, të cilët shpërndajnë mbeturinat, por edhe sëmundjet bashkë me to, raporton Ekonomia Online.

Situata në ndërmarrjen “Pastrimi” ka shpërthyer dhe tanimë po duket, mirëpo edhe ndërmarrjet e tjera nuk janë në giendje më të mirë dhe ka situata të ngjashme në shumë prej tyre. Kuvendi nuk po arrin të mbajë seanca të rregullta dhe si pasojë edhe raportimet e ndërmarrjeve nuk po bëhen para anëtarëve të Kuvendit. Ne sot nuk kemi informata për shumicën nga to e të jeni të sigurt se gjendja nuk është fare e mirë as në ndërmarrjet e tjera”, tha asambleisti i Kuvendit Komunal të Prishtinës nga radhët e Vetëvendosjes, Feim Osmani.

Tags: Lëvizja Vetëvendosje
Postimi i mëparshëm

Abdixhiku pret në takim Rohden, flasin për propozimin e LDK-së për qeveri tranzicionale

Postimi tjetër

Humb jetën pasagjerja 33-vjeçare në aksidentin mes veturës dhe kamionit në autostradë

Të ngjajshme Postime

Mbi 25 mjë konsumatorë, zëdhënësja e Termokosit: Furnizimi me ngrohje është stabil
Komuna ime

Mbi 25 mjë konsumatorë, zëdhënësja e Termokosit: Furnizimi me ngrohje është stabil

4 November 2025
Përparim Rama: Pavarësisht bllokimit të buxhetit, operatorët e transportit urban nuk e ndalën punën
Komuna ime

Përparim Rama: Pavarësisht bllokimit të buxhetit, operatorët e transportit urban nuk e ndalën punën

27 October 2025
Largohet shtylla elektrike rreth 25 metra e lartë nga “Transiti i ri” në Prizren
Komuna ime

Largohet shtylla elektrike rreth 25 metra e lartë nga “Transiti i ri” në Prizren

26 September 2025
Kryetari Totaj jep lajmin: Pas disa dekadash, Prizreni po bëhet me Qendrën e Dytë të Mjekësisë Familjare
Komuna ime

Kryetari Totaj jep lajmin: Pas disa dekadash, Prizreni po bëhet me Qendrën e Dytë të Mjekësisë Familjare

25 September 2025
Rama: Presim që organet e drejtësisë ta trajtojnë rastin me përgjegjësi
Komuna ime

Rama: Presim që organet e drejtësisë ta trajtojnë rastin me përgjegjësi

24 September 2025
Dështon mbledhja e Kuvendit Komunal të Prishtinës ku pritej të votohej buxheti
Komuna ime

Dështon mbledhja e Kuvendit Komunal të Prishtinës ku pritej të votohej buxheti

24 September 2025
Postimi tjetër
3 të lënduar si pasojë e një aksidenti në magjistralen Mitrovicë–Prishtinë

Humb jetën pasagjerja 33-vjeçare në aksidentin mes veturës dhe kamionit në autostradë

Lajmet e fundit

Gabimet që nuk duhet të bëni kur dilni me dikë që ju pëlqen…

Gabimet që nuk duhet të bëni kur dilni me dikë që ju pëlqen…

14 November 2025
Jeni pa energji dhe ndieni lodhje gjithë ditën? Ja ushqimet që mungojnë në dietën tuaj

Jeni pa energji dhe ndieni lodhje gjithë ditën? Ja ushqimet që mungojnë në dietën tuaj

14 November 2025
Ndeshja me Andorrën, Rama reagon pas fitores së djemve të Kombëtares: Ec aty shqipe

Ndeshja me Andorrën, Rama reagon pas fitores së djemve të Kombëtares: Ec aty shqipe

14 November 2025
Festë te Shqipëria, heshtje te Broja: Sulmuesi shihet i mërzitur pas paraqitjes ndaj Andorrës

Festë te Shqipëria, heshtje te Broja: Sulmuesi shihet i mërzitur pas paraqitjes ndaj Andorrës

14 November 2025
Ajeti: Jemi duke festuar sepse kemi arritur një gjë historike

Ajeti: Jemi duke festuar sepse kemi arritur një gjë historike

14 November 2025
Tahiri për kandidaturën e Hamzës: Një hap i rëndësishëm për rikthimin e PDK-së

Tahiri për kandidaturën e Hamzës: Një hap i rëndësishëm për rikthimin e PDK-së

13 November 2025
Humanus Vita organizon tryezë për gratë migrante me përfaqësues të institucioneve, OJQ-ve dhe medieve

Humanus Vita organizon tryezë për gratë migrante me përfaqësues të institucioneve, OJQ-ve dhe medieve

12 November 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu