Piloti i ri italian i Formula 1, Kimi Antonelli, bëri histori duke u bërë piloti më i ri që fiton “pole position”.
Italiani bëri një sensacion në kualifikimet për garën e dytë të sprintit të sezonit, e cila zhvillohet si pjesë e Çmimit të Madh të Miamit.
Me një xhiro të shkëlqyer prej 1:26.482, Antonelli arriti pozicionin e parë si 19-vjeçar, diçka që askush nuk ka arritur ta bëjë ndonjëherë, përfshirë garat e Çmimit të Madh ose të sprintit.
Ai festoi përpara Oscar Piastri dhe Lando Norris. I vetmi që doli në pistë dy herë është Max Verstappen, i cili pati kohën më të mirë deri në fund të kualifikimeve, por në fund u parakalua nga tre pilotë.
Pas treshes kryesuese dhe Verstappen në vendin e katërt ishte George Russell në Mercedes. Piloti i Ferrarit, Charles Leclerc, pati kohën e gjashtë më të shpejtë, përpara Lewis Hamilton, transmeton Telegrafi.com

Gara e shpejtë për Çmimin e Madh të Miamit zhvillohet sonte në orën 18:00, dhe fundjava vazhdon me kualifikimet më pas.