Skuadra e Fer Vollej Ferizaj mbrëmë u shpall kampione e Kosovës për sezonin 2024/25.
Volejbollistet e skuadrës së Ferizaj mposhten 3:2 në sete kundërshtaren e saj, Skendaraj – ndeshje kjo e zhvilluar në Palestrën “Bill Clinton”, shkruan Indeksonline.
Kapitenja e skuadrës, Valmira Ramadani pasi ngriti në qiell titullin kampion, mori një befasi nga i dashuri i saj.
Ajo mori propozim martese nga i dashuri i quajtur, Dren Maksuti. Dy gëzime për një natë, për volejbollisten, Valmira Ramadani.
